Forcat ruse kanë ekzekutuar nëntë ushtarë ukrainas të zënë rob në rajonin rus Kursk.
Analistët e grupit ushtarak DeepState, komisioneri i grupit për Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets ka konfirmuar lajmin.
Ky grup ka cituar brime nga Brigada e parë e forcave të armatosura ukrainase, se rusët ekzekutuan ushtarët ukrainas gjatë 10 tetorit në afërsi të fshatit Zeleny Shlyakh.
Gjithashtu theksohet se trupat ukrainase kanë avancuar drejt pozicioneve të rusëve – por se disa prej tyre u detyruan të dorëzohen si pasojë e mungesës së municionit.
E pavarësisht se ishin dorëzuar dhe nuk ishin të armatosur, ata u ekzekutuan nga rusët, shkelja e radhës nga trupat e Putinit dhe një krim tjetër i luftës.
“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës”, tha Lubinets në profilin e tij në platformën X. /Telegrafi/