“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për një rikthim potencial të Grenellit

1 minute, 2 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka diskutuar ndikimin e administratave amerikane në politikën kosovare, duke komentuar zgjedhjet aktuale në Shtetet t Bashkuara të Amerikës.
Duke pasur parasysh një rikthim potencial të Richard Grenellit, Basha ka theksuar se ai ka pasur një ndikim në rritjen e popullaritetit të Vetëvendosjes,

“Grenelli na ka cu në 50 për qind. Nëse vjen Grenelli më atë logjik, veç po don me ma çu në 80 për qind. Na i rritë edhe për 30 për qind. S’ka ndonjë njeri që s’thotë që Grenelli s’na ka çu në 50 për qind… mendoj për kontekstin e kohës kur ka vepru Grenelli në Kosovë ka qenë shumë i rëndësishëm, kanë qenë zgjedhjet në Amerikë, kur Trump dëshironte të dëshmohej me disa marrëveshje ndërkombëtare para popullit amerikan.

Me i ka kallxu që jam fuqi edhe në sferën ndërkombëtare. Është kritikuar shumë, pasi politika e jashtme e tij ka qenë dështuese. Marrëveshjet qe i ka bërë me shtetet arabe e izraelit, edhe Kosova hyri në atë amulli dhe pastaj e dimë qysh doli epilogu i gjithë asaj”, ka thënë Basha.

Publikime te ngjashme