E dhimbshme por krenarë: Reagimi prekës i Dion Gallapenit pas finales dramatike ndaj Turqisë

1 minute, 30 seconds Read

Pas disfatës minimale 0-1 në finalen e mbetur në mendje të “play-off”-it për Botëror kundër Turqisë, shtylla e mbrojtjes së Kosovës, Dion Gallapeni, ka thyer heshtjen përmes një mesazhi plot emocion, duke analizuar epilogun e hidhur të fushës.

Ai ka potencuar se kjo humbje peshon rëndë, veçanërisht kur merret parasysh sakrifica e pashoq e grupit dhe bindja që mbizotëroi deri në sekondat e fundit për të nxjerrë një rezultat favorizues. Sipas tij, djemtë dardanë lanë shpirtin në këtë ballafaqim jetik, mirëpo fati nuk deshi që objektivi i madh të jetësohej.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gallapeni nuk ka lënë pa përmendur as mërzinë e madhe të tifozërisë, duke pohuar se e përjeton atë dhimbje njësoj si çdo qytetar, por insistoi se goditjet e tilla vetëm sa e kalitin ekipin për betejat që i presin.

Në mbyllje, ai shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e palëkundur të publikut dhe dha zotimin se përfaqësuesja do të ringrihet me më shumë forcë, me synimin e palëkundur për të luftuar për ëndrrat e përbashkëta.

Postimi i plotë i Gallapenit, pa ndërhyrje:

Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë.

Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund.

E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme