Dyshime për vrasje në Tetovë: Një 25-vjeçare nga Kosova gjendet e pajetë pas tregut të gjelbër

0 minutes, 24 seconds Read

Trupi i pajetë i një 25-vjeçareje nga Kosova, e cila supozohet të jetë studente, është gjetur në Tetovë.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00. Dyshimet fillestare anojnë nga vrasja, por autoritetet nuk përjashtojnë as pista të tjera hetimi.

Sipas AlsatMk, trupi u zbulua nga kalimtarë të rastit në afërsi të tregut të gjelbër.

Forcat policore dhe Prokurori Publik kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme