Artisti i mirënjohur kosovar, Gjesti, pas konsultimeve të hollësishme me ekipin e tij ligjor, ka deponuar zyrtarisht një kallëzim penal kundër kompanisë “Onima”, duke përfshirë në këtë padi stafin dhe bashkëpunëtorët e kësaj platforme.
Në një prononcim të drejtpërdrejtë para mediave, këngëtari ka bërë të qartë se synimi i tij i vetëm është marrja e kompensimit financiar që i takon me ligj për punën e tij.
“Kemi iniciuar kallëzim penal ndaj ‘Onima’. Nuk po kërkoj asgjë më shumë e as më pak, përveçse të jem i lirë profesionalisht dhe t’i marr paratë e mia”, ka deklaruar prerazi artisti./lajmishqip.net
