Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një videoje tetëminutëshe të publikuar në platformën Truth Social, ka konfirmuar zyrtarisht përfshirjen e SHBA-së në sulmet e fundit ndaj Iranit.
Gjatë fjalimit të tij, Trump vuri në dukje se Uashingtoni ishte përpjekur vazhdimisht për të arritur një marrëveshje diplomatike, por këto përpjekje nuk gjetën mirëkuptimin e palës tjetër.
Presidenti paralajmëroi një goditje të pashembullt mbi kapacitetet ushtarake iraniane: “Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë tërësisht industrinë e tyre raketore. Ajo do të zhduket plotësisht”.
Këto deklarata vijnë pas operacionit të koordinuar që nisi herët këtë mëngjes, ku Amerika në bashkëpunim me Izraelin shënjestruan pika strategjike brenda territorit të Iranit./lajmishqip.net
