DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është përqindja e partive politike

0 minutes, 49 seconds Read

Demokracia në Veprim ka dalë me rezultatet preliminare nga votimet e sotme në Kosovë.

Sipas Eugen Cakollit nga DnV, dalja e përgjithshme në votime është 42.1% në margjina gabimi prej 0.84%, duke mos llogaritur daljen e votuesve me kusht dhe ata që kanë votuar jashtë vendit

“Në këto zgjedhje pa llogaritur votat me kusht dhe ato jashtë vendit kemi një dalje prej 4% më të ulët se në vitin 2021”, tha Cakolli.

Ai prezantoi edhe rezultatet në përqindje të partive, ku tha se këto rezultate preliminare janë refleksion i mostrës në nivelin prej 98% të cilën e kemi pranuar nga tereni dhe mund të pësoj ndryshime gjatë orëve në vijim gjatë numërimit të votave.

Rezultatet preliminare sipas DnV-së:

LVV 40.4% me margjina gabim 1.4%
PDK 21.7% margjina e gabimit +- 1.45%
LDK 17.5% margjina e gabimit +-0.97%
AAK-Nisma 7.2% margjina e gabimit +-0.82 gabim

Cakolli tha se këto rezultate janë të një niveli të saktësisë më të madh se që kanë exit pollet./Telegrafi

Publikime te ngjashme