Në një kthesë të papritur politike, Zv. Presidenti aktual i SHBA-ve, James David Vance (i njohur si JD Vance), i cili tani është pjesë e kabinetit të Donald Trump, dikur ishte një kritik i ashpër i ish-presidentit amerikan. Ky ndryshim dramatik në qëndrimin e Vance ndaj Trumpit ka ngritur shumë pikëpyetje në opinionin publik dhe në qarqet politike amerikane.
Në të kaluarën, JD Vance nuk ngurronte të shprehte qëndrimet e tij kritike ndaj Trumpit. Ai kishte deklaruar se kurrë nuk ka qenë në një linjë me të dhe se nuk kishte ndërmend të votonte për të gjatë zgjedhjeve paraprake republikane dhjetë vite më parë. Vance e kishte cilësuar politikën e Trumpit si të dëmshme për vendin dhe si një burim vuajtjeje për klasën punëtore amerikane.
“Unë nuk jam në një linjë me Trump, kurrë nuk më ka pëlqyer ai,” kishte thënë Vance, duke shtuar se “Unë nuk e di për kënd do të votoj, por kurrë nuk do të votoj për Trump.” Ai gjithashtu kishte kritikuar ashpër politikat e Trumpit, duke theksuar se “politika e Trump është e dëmshme për vendin tonë dhe e qon klasën punëtore drejtë një vuajtje të madhe.”
Përveç kësaj, JD Vance kishte nënvizuar se mbështetja për politikat e Trumpit përfshinte “elemente të racizmit dhe regjimofobisë”, dhe se nuk besonte që Trump kujdesej për qytetarët amerikanë. “Trump është me të vërtet një kandidat i keq dhe fuqimisht mendoj se është edhe një person i keq,” kishte deklaruar ai.
Megjithatë, sot situata ka ndryshuar rrënjësisht. Vance jo vetëm që është pjesë e kabinetit të Trumpit, por gjithashtu flet me superlativa për “madhështinë” e tij. Kjo kthesë e madhe ka ngjallur reagime të ndryshme, me disa që e shohin këtë si një lëvizje pragmatike për të ruajtur pozicionin e tij politik dhe me të tjerë që e shohin si një mungesë të konsistencës dhe integritetit politik.
Ndërkohë, ndjekësit e Trumpit duket se janë të gatshëm të mirëpresin çdo aleat të ri që forcon pozitat e ish-presidentit, pavarësisht qëndrimeve të mëparshme të tyre. Të mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo situatë në politikën amerikane dhe në besueshmërinë e JD Vance në sytë e publikut.
@brad_boo_ JD Vance Trump #canada #tiktokcanada #ukraine #usa #fyp ♬ original sound – Boo Brad