Një goditje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Mitrovicës, pas një aksidenti fatal të ndodhur të premten ku, siç bëhet e ditur ekskluzivisht, dy të rinj mitrovicas kanë mbetur të vdekur.
Sipas raporteve të para nga terreni, tragjedia ndodhi rreth orës 15:40 në autostradën A4, në segmentin rrugor që të dërgon në drejtim të Triestes.
Viktimat po udhëtonin me veturën e tyre, me gjasë drejt kufirit slloven, kur janë përplasur me forcë të madhe me një kamion që po transportonte mallra të ndryshme.
Të dhënat konfirmojnë se jetët e humbura në këtë aksident të tmerrshëm janë Fidan Peci, i moshës 27-vjeçare, dhe Ardian Avdyli, vetëm 21 vjeç.
Familjarët e të ndjerëve tashmë kanë pranuar lajmin e hidhur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, e cila është njoftuar zyrtarisht për aksidentin fatal./lajmishqip.net









