Dëshmia Ekskluzive e Këshilltarit të Clark: Çfarë e Pyeti Mbrojtja e Thaçit për Synimet Politike të UÇK-së

1 minute, 7 seconds Read

Michael Durkee, dëshmitar i Mbrojtjes dhe ish-këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës relevante, vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale.

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, dje gjatë dëshmisë në Hagë, u mor në pyetje lidhur me takimin ku ka shoqëruar eprorin e tij me Hashim Thaçin.

Mbrojtja i shfaqi atij gjithashtu një dokument si provë materiale.

Në atë dokument, si pjesë e delegacionit, figurojnë emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.

“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.

“Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.

Ai tha se për çdo komandant ushtarak që mendon për misionin, është e rëndësishme të dijë cili është mjedisi në terren./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme