Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është tallur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për minatorët.
Duke ironizuar me shefin e qeverisë, ajo ka vlerësuar se në këtë qeveri ka tepër shumë të emëruar politik për punët e pakta që po kryhen mbi tokë.
“Deklaratë më e saktë do të ishte kjo: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri, për punët e pakta që po shihen mbi tokë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e saj në “Facebook”.
Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 4 milionë eurove për mbështetje të Trepçës.
Por, në adresimin e tij me rastin e marrrjes së këtij vendimi, Kurti është shprehur me mungesë të respektit për punët që bëjnë minatorët dhe madje ka shpërndarë një kërcënim për minatorët e Trepçës, që duket më shumë si një paralajmërim për përjashtime apo shkurtime të vendëve të punës në Trepçë.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, ka paralajmëruar Kurti.