Deklarata e bujshme e Trump: Lufta me Iranin drejt fundit, zbulohet plani i ri për ngushticën e Hormuzit

1 minute, 55 seconds Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti i armatosur me Iranin mund të jetë shumë pranë fundit. Në një intervistë dhënë për CBS News, partnerin mediatik të BBC-së, ai u shpreh i bindur: “Mendoj se lufta është gati e përfunduar, pothuajse tërësisht”.

Sipas tij, forcat amerikane janë “shumë përpara afatit” të paraparë për operacionet ushtarake. Trump theksoi se aktualisht Irani “nuk ka marinë, as komunikime, as forcë ajrore”, duke shtuar se kapacitetet e tyre raketore janë shkatërruar dhe “të shpërndara në një shkallë të caktuar”, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

I pyetur drejtpërdrejt nëse ky konflikt do të mbyllet së shpejti, kreu i Shtëpisë së Bardhë dha një përgjigje të prerë: “Përfundimi është gjithçka që kam në mendjen time”.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar më herët se ofensiva, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, mund të zgjaste përtej një muaji.

Gjatë intervistës, Trump u pyet edhe për liderin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei. Për të, ai kishte një përgjigje të shkurtër për CBS News: “Nuk kam asnjë mesazh për të”.

Megjithatë, presidenti amerikan la të kuptohet se Uashingtoni tashmë ka në mendje një figurë tjetër për të zëvendësuar Khamenein në krye të shtetit, ndonëse refuzoi të japë detaje shtesë.

Një tjetër pikë kritike e bisedës ishte edhe kontrolli i rrugëve detare. Trump theksoi se administrata e tij po “shqyrton” seriozisht mundësinë e marrjes nën kontroll të Ngushticës së Hormuzit.

Ai shpjegoi se kjo ngushticë strategjike — një nga arteriet më të rëndësishme të energjisë në botë, nga ku kalon rreth një e pesta e dërgesave globale të naftës — aktualisht është e hapur, por Shtëpia e Bardhë ende po “mendon ta marrë atë nën kontrollin e saj të plotë”.

Ky zhvillim vjen mes shqetësimeve globale për tregjet e energjisë. Që nga fillimi i luftës me Iranin, çmimet e naftës kanë pësuar një rritje të ndjeshme, duke u luhatur aktualisht në rreth 100 dollarë për fuçi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme