Dalin pamjet nga vrasja në Pogradec, viktima del nga lokali i dhunuar e më pas rrëzohet

0 minutes, 56 seconds Read

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga, ka humbur jetën si pasojë e dhunës brutale ushtruar mbi të.

Euronews Albania ka siguruar pamjet ku Egli Proga, 42-vjeçari që u vra në Pogradec largohet nga lokali i tij. Viktima shihet teksa ecën në mënyrë të paekuilibruar ndërkohë që sipas të dhënave pak metra më tej është rrëzuar në tokë.

Fillimisht u raportua se 42-vjeçari në gjendje të dehur ishte rrëzuar në rrugë dhe nuk i kishte mbijetuar dot plagëve të marra.

Por, pas hetimeve, u zbulua se ishte dhunuar nga i riu, Denis Meçe. Ky i fundit u konfliktua fizikisht me Egli Progën dhe më pas është larguar. Proga është gjetur i shtrirë në rrugë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.

Ndërkohë 29-vjeçari është vendosur në prangat e policisë së bashku me tre persona të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, që akuzohen për moskallëzim krimi./Telegrafi

 

Publikime te ngjashme