Clinton “shkund” Uashingtonin: Ja kushti im i vetëm për të dëshmuar mbi dosjen Epstein

1 minute, 30 seconds Read

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka sfiduar hapur Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, duke kërkuar një seancë tërësisht publike mbi hetimin për të ndjerin Jeffrey Epstein. Ajo ka bërë të qartë se nuk do të pranojë dëshmi prapa dyerve të mbyllura, duke i akuzuar republikanët për tentativa shpërqendrimi politik.

“Për gjashtë muaj kemi bashkëpunuar me vullnet të mirë, duke dëshmuar nën betim, por ata i kanë injoruar faktet,” deklaroi Clinton përmes rrjeteve sociale. Sipas saj, republikanët kanë manipuluar rregullat duke e kthyer procesin e llogaridhënies në një lojë politike. Për këtë arsye, ajo bëri thirrje që “lojërat të ndalojnë” menjëherë.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për kryetarin e Komitetit, James Comer, Clinton u shpreh e gatshme për ballafaqim, por vetëm nën dritën e projektorëve. “Nëse dëshironi këtë përballje, le ta bëjmë publikisht. Ju flisni për transparencë, andaj nuk ka asgjë më transparente se një seancë me kamera të ndezura. Ne do të jemi aty,” theksoi ajo.

Ky reagim i ashpër vjen në një kohë kur lidhjet e Epstein me elitën politike dhe ekonomike mbeten ndër çështjet më sensitive në SHBA. Përmes kësaj kërkese, Clinton synon që çdo dëshmi të bëhet e njohur drejtpërdrejt për opinionin publik, duke i hequr mundësinë e filtrimit të informacioneve dhe duke lejuar qytetarët të gjykojnë vetë mbi zhvillimet e këtij hetimi kompleks. /lajmishqip.net

të gjitha. Kanë ndryshuar rregullat dhe e kanë kthyer llogaridhënien në një lojë shpërqendrimi. Le të ndalojmë lojërat”, tha ajo përmes rrjeteve sociale.

Publikime te ngjashme