Çka dijmë deri më tani për vrasjen në Gjakovë?

1 minute, 42 seconds Read

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka tronditur mëngjesin e sotëm rrugën “Vëllezërit Frashëri” në qytetin e Gjakovës.

Detajet e këtij incidenti tragjik i ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësi i policisë rajonale, Sheremet Elezi, duke specifikuar se njëri nga të qëlluarit ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ dy burra të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri, ku për fat të keq ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e njërit prej tyre”, ka deklaruar Elezi.

Sa i përket personit të dytë të përfshirë në këtë sulm me armë, zyrtari policor njoftoi se ai është transportuar me urgjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“I plagosuri po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa njësitet tona bashkë me prokurorin kanë nisur veprimet hetimore në terren për të ndriçuar rrethanat dhe për të arrestuar personin e dyshuar”, shtoi më tej ai.

Lidhur me këtë akt kriminal, për mediat është prononcuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes zëdhënësit Drin Domi, i cili konfirmoi se autori i dyshuar tashmë është identifikuar, por mbetet ende në arrati.

Domi bëri të ditur se prokurori i shtetit ka mbikëqyrur ekzaminimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Kemi hapur rastin për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të të dyshuarit i cili është larguar menjëherë nga vendi i incidentit”, bëri të ditur zëdhënësi Domi.

Nga informacionet e siguruara në terren mësohet se viktima që humbi jetën nga kjo breshëri plumbash është shtetasi me inicialet R.B., i moshës 38-vjeçare./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme