Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që kërkon që 11 korriku të shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Fashisit Aleksandar Vuçiq iu drejtua sot ambasadorëve të OKB-së . Kujtojmë se Serbia nisi një ofensivë të ashpër diplomatike për të shprehur kundërshtimin e saj, edhe pse teksti i rezolutës askund nuk dënon Serbinë apo serbët dhe nuk ua imponon atyre fajin kolektiv për gjenocidin.
Rezoluta u mbështet nga 84 shtete, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan.
Menjëherë pas votimit, Vuçiq u mbulua me flamurin e Serbisë pavarësisht kundërshtimit të kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme dhe kërkesës së sigurimit të tij për ta hequr atë.
“Askush në botë nuk do të ma marrë flamurin tim”, u tha Vuçiq.
Ai ka postuar menjëherë një foto në Instagram ku është i veshur me flamurin serb me mesazhin: “Krenar për Serbinë time!
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Vuçiq tha se nuk e ka të lehtë të flasë kundër rezolutës.
– Dua të them edhe një herë se u përkula para viktimave në Bosnje dhe vendosa një lule në Srebrenicë për të gjitha viktimat boshnjake. Është e vështirë të flasësh pas Gjermanisë, e cila konsiderohet si shteti më i rëndësishëm në Evropë dhe që beson se është pagabueshme i autorizuar të mbajë gjykime morale për ata që nuk pajtohen me të, tha Vuçiq.
– Askush në botë nuk do të ma marrë flamurin tim, u tha Vuçiq.
Ai ka postuar menjëherë një foto në Instagram ku është i veshur me flamurin serb me mesazhin: “Krenar për Serbinë time!