Një fotografi që e nxori Zyra e Kryeministrit nga takimi që pati dje kryeministri Albin Kurti me shefin e CIA’s, William Burns, u komentua shumë në rrjete sociale. Burns kur përshëndeti Kurtin në zyrën e tij mbante dorën në xhep.
Shumë sugjerime u dhanë se çfarë mund të nënkuptonte ky veprim i Burns, por profesori amerikan, Edward Joseph, rekomandon që të mos bëhet analizë së tepërmi.
“Është interesante dhe unë po ashtu e kam vërejtur që Burns mbante dorën në xhep. Është interesante, por duhet të jemi të vëmendshëm këtu dhe të kujdesshëm dhe audienca duhet të jetë e kujdesshme. Nuk duhet të analizojmë për së tepërmi gjërat. Të themi: shikoni si Burns mbante dorën në xhep dhe se kjo do të nënkuptonte një lloj sinjali. Kjo do të ishte analizim i tepërt, por çfarë mund të themi prapë kohën dhe momentin e vizitës”, tha Joseph në RTK, duke shtuar se ajo u bë në një kohë të tensioneve të larta dhe Burns është i lidhur drejtpërdrejt në këto negociata tejet serioze.