Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë në Beograd, konkretisht Departamenti për Krime të Luftës, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit kosovar, Lulzim Halili. Vendimi u mor më 24 korrik 2025, dy ditë pas arrestimit të tij nga autoritetet serbe më 22 […]
Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi të hënën se Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake më vonë gjatë këtij muaji. Zëdhënësi i Ministrisë, Koloneli Jiang Bin, saktësoi se në stërvitjen e koduar “Paqeruajtësit 2025” do të marrin pjesë forcat speciale të të dyja vendeve dhe ajo do të […]
Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka reaguar ashpër ndaj raportimit të mediave pro-regjimit në Serbi, pas fjalimit të tij të mbajtur në Potoçari më 11 korrik, në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Sipas Beqiroviqit, propaganda aktuale është një vazhdimësi e drejtpërdrejtë e politikave të vjetra. “Nuk ishte rastësi që fola në Potoçari për […]
Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar se Presidenti Aleksandar Vuçiq është sot një “njeri tjetër” në krahasim me fillimin e mandatit të tij, duke argumentuar se kthesa e tij pro-evropiane u sabotua nga vetë opozita dhe Kisha Ortodokse Serbe. Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, Drashkoviq tha se Vuçiqi i viteve 2012-2014 […]
Një ditë pas protestës së madhe të Vidovdanit dhe arrestimeve masive që pasuan, studentët dhe qytetarët në Beograd kanë nisur akte të reja të “mosbindjes civile” të dielën në mbrëmje. Si reagim ndaj ndalimit të demonstruesve, janë ngritur barrikada me kontejnerë që bllokojnë rrugët kryesore në pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë Zemunin, Vozhdovacin dhe […]
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Civile në Kralevë kanë publikuar të dielën në mbrëmje një video ku, sipas tyre, oficerë policie dëgjohen duke u mburrur pas dhunës në protestën e së shtunës në Beograd. Në pamjet e shpërndara në platformën X, policët pretendohet se thonë se “ia kanë nxirë jetën” disave prej demonstruesve. […]
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për përdorimin e grupit të organizuar kriminal të Milan Radoiçiqit për të shtypur protestat studentore të 28 qershorit në Beograd. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musliu, i cili drejton Institutin “Octopus”, ka denoncuar atë që ai e përshkruan si një regjim […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica […]
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për TV Pink ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti se nesër mund të ketë provokime gjatë festës së Vidovdanit. Kreu i shtetit serb duke folur për media, ka thënë se “Do të vijë koha kur do të jemi në gjendje të veshim bluza […]
Wesley Clark, ish-Komandanti i Forcave Aleate për Evropë, gjatë një paneli në Dayton të Ohios ku po zhvillon punimet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO’s që po shënon edhe 30 vjetorin e Marrëveshjes së Daytonit, ka alaramuar për Kosovën. Clark ka marrë pjesë në një panel me Chris Hill, Carl Bildt që të gjithë […]