Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit që patën. Rama në fund të konferencës kur e potencoi se Erdogan do të shkojë për vizitë edhe në Beograd sot pas Tiranës, solli në kujtesë një “fakt historik”.Ai tha se Turqia ishte e para […]
Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë, për të cilin kryeministri Edi Rama e falënderoi presidentin Recep Tayyip Erdogan, por theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd. “Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që mban […]
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbërrin ditën e sotme në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë. Snajperistë janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk. Në pamjet e siguruara nga Panorama.al shihet momenti kur snajperistët ngjiten dhe pozicionihen në çatinë e një prej godinave. Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë […]
Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shfuqizua “balancuesi”, tha se “kjo është ditë e zezë për shqiptarët dhe se vendi po kthehet në vitet e 90-ta”. “Dënojmë vendimin Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar përkatësinë etnike në institucionet publike. Ky vendim përbën sulm të drejtpërdrejt […]
Nesër do të përurohet xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Në ceremoninë e përurimit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, por jo kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu. Komuniteti e pranon përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thotë se do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës Gazment […]
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e enjte. Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama, madje me kreun e qeverisë shqiptare pritet të mbajë një konferencë shtypi të përbashkët. Mësohet se Erdogan gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë […]
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili prej 9 vitesh mundëson integrimin e të rinjve në eksperienca pune, në ndërveprim me profesionistë karriere pranë administratës publike. Rama: Kam dëgjuar disa të pavërteta si ‘të hysh në administratën publike duhet të jesh nga […]
Policia e Shtetit njofton se ka proceduar penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në lidhje me protestën e zhvilluar më 7 tetor 2024. Në një komunikatë për mediat, policia ka njoftuar se është arrestuar një 57-vjeçar për veprat penale “Goditjet për shkak […]
Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas disa orëve protestë të qytetarëve opozitarë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se beteja e mosbindjes civile do të vazhdojë, ndërsa krahas saj ka ndarë pamje nga shpërthimet me molotov në institucionet shtetërore. “Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon! #sb”, ka shkruar Berisha […]
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në protestën e PD, teksa një ambulancë me sirenën e ndezur është ndaluar nga një grup protestuesish, të cilët i kanë hapur derën dhe më pas ambulanca është larguar. Ndërkohë, një tjetër grup protestuesish kanë thyer stacionet e autobusëve dhe reklamat në kryeqytet.
