Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) fitoi 29.9 për qind të votave ose 19 vende në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe është padyshim partia më e fortë politike në parlamentin e kryeqytetit të Malit të Zi, por nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri e vetme. Nga ana tjetër, koalicioni Lëvizja Evropa Tani […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është treguar i zoti në balancimin mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, shkruan portali nga Brukseli Politico, duke thënë se kreu i shtetit ka fituar reputacionin e një personi që luan pa mundim për secilën palë, në çdo situatë. Portali ka zbuluar fytyrën dhe lojën e Vuçiqit dhe arsyetimet e tij […]
I dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se e ardhmja e Serbisë është pranë Shteteve të Bashkuara, dhe jo pranë Kinës dhe Rusisë. Ai beson se mes SHBA-së dhe Serbisë ekziston një miqësi e sinqertë, pavarësisht se kush është në pushtet. “Unë flas […]
Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përgatitet për hakmarrje. Duke komentuar fjalimin e tij në OKB, Stradner vlerëson se presidenti serb po shkon hapave të Vladimir Putinit. Thotë se Vuçiq […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Vuçiq tha se me Lajçakun folën për Kosovën dhe mbijetesën e popullit serb, e po ashtu edhe për situatën në terren, për të cilën Vuçiq tha […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb. Këtë akt Vuçiq e ka bërë në shenjë falënderimi për qëndrimin e Rusisë ndaj rezolutës së OKB’së për Srebrenicën. Rusia ka kundërshtuar rezolutën për gjenocidin e […]
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano se “po e njeh Kosovën”, duke i reaguar në statusin që zyrtari evropian e bëri për përvjetorin e sulmit në Banjskë. Petkoviq u ankua se zyrtari evropian publikoi flamurin e Kosovës në shkrimin e tij. Petkoviq ka shkruar të martën në […]
Gjykata e Lartë në Beograd ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, respekton masat e autoriteteve shtetërore, të nxjerra pas konfliktit në Banjskë dhe se i raporton rregullisht organeve kompetente. Ata kanë thënë për REL se ai lajmërohet vazhdimisht në stacionin policor. Masat e vendosura ndaj Radoiçiqit përfshijnë konfiskimin e pasaportës së tij, […]
Politikani serb, njëherit kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Pavle Grboviq tha sot se për Partinë Progresive Serbe (SNS) që është në pushtet, interes më i rëndësishëm shtetëror është mbrojtja e lirisë dhe kapitalit të Milan Radoiçiqit, sesa serbët në Kosovë. “Ka një vit që regjimi i SNS-së zgjodhi prioritetet e veta dhe […]
Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici ynë Afrim Bunjaku, tensionet etnike dhe thirrjet për dhunë vazhdojnë të jenë aktuale nga banditët serb. Gjatë një ndeshjeje mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, tifozët serbë ngritën një banderolë provokuese me fotografinë e terroristit Stefan Nedeljkoviq, i cili u vra gjatë […]