Rrahja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports në disa sekonda ia shpjegon shikuesve problemet politike Kosovë -Serbi

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë. Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë. E gazetari që gjendet në Gelsenkirchen gjatë raportimit ia sqaroi shikuesve problemet politike Kosovë – […]

Tenton të rrihet me anglezët – raportohet se edhe djali i Vuçiq ishte pjesë e huliganëve serbë në Gjermani

Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë. Përleshja ishte mjaft e madhe, me tavolina, karrike e shishe qelqi që fluturonin në rrugë. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në përleshjen e tifozëve ka dashur të marrë […]

Abazoviq në RTS: Do të jem në stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sontme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë, përcjell Gazeta Express. Abazoviq e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë […]

Parada në Prishtinë “frikëson” Beogradin, Serbia kërkon ta “zgjidhë” statusin e Kosovës me shqiptarët, pa BE

Faktin që Serbia ka mbetur në vitet ’90 e konfirmon ministri i punës, veteranëve dhe çështjeve sociale, Nemanja Staroviç. Ai thotë se “vetëm serbët dhe shqiptarët mund të vendosin drejtëpërdrejtë për statusin e Kosovës”. Por ministri serb harron që kjo çështje është zgjidhur dhe përfunduar tashmë me shpalljen e pavarësisë dhe të ligjëruar ndërkombëtarisht me […]

“Me grushte në tavolina e mbyllje të mikrofonave”, Serbia tentoi të ndalë fjalimin e përfaqësuesve të Kosovës gjatë një takimi në BeH

Në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur takimi vjetor i Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes të Parlamenteve të Evropës Juglindore, ndërsa në këtë takim përfaqësuesit e Kosovës janë përballur me grushte në tavolinë e tentativë të Serbisë për mbyllje të mikrofonave. Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit për Siguri dhe […]

Kritikoi kuvendin ‘Panserb’, Vuçiç: SHBA ka shkaktuar krizën në Bosnje-Hercegovinë

Shtetet e Bashkuara janë ato që kanë shkaktuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë. Me këtë akuzë i është përgjigjur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, për takimin e ‘panserb’ në Beograd, e cila sipas tyre cenon marrëveshjen e Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjes. Vuçiç kërkoi nga partnerët amerikanë, siç […]

Profesori nga Beogradi: Parlamenti ‘gjithëserb’ u u bë ekskluzivisht për Kosovën dhe Srebrenicën, vazhdimësi e politikës katastrofike serbe

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Rade Veljanovski, foli për televizionin N1 për Kuvendin e ashtuquajtur ‘Gjithëserb’ i cili u mbajt në Beograd në mënyrë pompoze. Profesor Veljanskovski i përmblodhi mesazhet e parlamentit, të cilat përbëhen në dy kryesore: “Serbët janë më të fortët në rajon dhe askush nuk duhet të […]

Deklarata e Kuvendit gjithëserb, amerikanët godasin lidershipin në Banja Llukë: Sulm ndaj Daytonit, s’ka RS jashtë Bosnjës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka reaguar pas të ashtuquajturit “Kuvendi Gjithpopullor serb”. Përmes një komunikate në “X”, kjo ambasadë “goditi” lidershipin serb në pushtet të Bosnje dhe Hercegovinës. Në të SHBA-ja ka parë përpjekje të Republikës Serbe në Bosnje që drejtohet nga Milorad Dodik që ky subjekt të shkeputetet. SHBA-ja […]