Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u pajtuan të enjten t’ia japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse. Diplomatët konfirmuan se pajtueshmëria për këtë marrëveshje u arrit madje para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës. Hollësitë e marrëveshjes do të […]
Italia vjen si kampione Europe në fuqi. Ndaj Shqipërisë nuk parashikohet një shëtitje dhe për këtë është i vetëdijshëm sulmuesi Gianluca Scamacca, i cili e quan të frikshme ekipin e Sylvinho. “Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse skuadrat që kanë mbërritur deri këtu e meritojnë që të jenë në këtë turne. Ne duhet […]
Kremlini ka këmbëngulur se luftanijet ruse që kanë mbërritur në Kubë për një stërvitje nuk janë kërcënim. Kjo vjen pasi ministria e jashtme ruse konfirmon se ministrat e jashtëm të dy vendeve do të zhvillojnë bisedime më vonë gjatë ditës së sotme. Një fregatë e marinës ruse dhe një nëndetëse me energji bërthamore lundruan në […]
Xhafer Gashi ka bërë një rrëfim emocional në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ish-udhëheqësi i luftës në Koshare, ka treguar se pas largimit nga Kosova shpesh i ishte lutur Zotit që të kthehej në vend i veshur me uniformë në shërbim të atdheut. “Ëndrra mu plotësua”, thotë Gashi në emisionin ‘Gallatë’ më Arben Ahmetin […]
Nga sot ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive. Banorët e zonave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë që shtrihen përgjatë brezit 30 kilometra në dy anët e kufirit do kenë mundësi të lëvizin pa iu nënshtruar procedurave të kontrolleve. […]
Në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur takimi vjetor i Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes të Parlamenteve të Evropës Juglindore, ndërsa në këtë takim përfaqësuesit e Kosovës janë përballur me grushte në tavolinë e tentativë të Serbisë për mbyllje të mikrofonave. Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit për Siguri dhe […]
Momentet e fundit të jetës së Hajrush Ziberit, shqiptarit të vrarë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Bosnjë, ishin dokumentuar përmes fotografisë së shkrepur nga fotoreporteri i luftës, Ron Haviv. “Ai punonte në një piceri në Bosnjë, paramilitarët serbë e morën letërnjoftimin e tij dhe filluan të bërtasin ‘Kosova, Kosova’. Ishin të frustruar. Në […]
Nënkoloneli britanik Chris Warren është rikthyer në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit dhe në një video të publikuar nga ambasada britanike ai ka dhënë përshtypje e tij për ndryshimin e ndodhur në Kosovë që nga viti 1999. Ai ka treguar se kishte hyrë në Kosovë në mëngjesin e 12 qershorit 1999 dhe ka thënë […]
Fshati Biti e Ulët në komunën e Shtërpcës është shndërruar në simbol të bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Përveç se shfaqin respekt të ndërsjellë dhe shoqërohen në baza ditore, ata ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë që është e nevojshme, përfshirë edhe në punët e fshatit.
Shtatorja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair është zbuluar të mërkurën në Ferizaj në shenjë nderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës në qytetin e Ferizajt është zbuluar shtatorja e Tony Blair, e cila është vendosur në sheshin që mban emrin e ish-kryeministrit britanik. Në ceremoninë […]