Lë pas përkohësisht armiqësinë, kryetari i Stambollit i del në mbrojtje Erdoganit

Kryetari e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Jashtëm të Izraelit, Israel Katz, i cili tha se shpreson për ditë më të mira nëse vjen në pushtet kundërshtari i Erdoganit. “I përgjigjem deklaratës tuaj që fyen flamurin e Republikës së Turqisë dhe presidentin. Nuk do të mësojmë demokracinë dhe ligjin nga […]

“Ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, Vuçiq mirëpriti presidenten e re maqedonase Siljanovska

Presidentja Gordana Siljanovska, me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, sot vizitoi manastirin “Shën Prohor Pçinjski”, ku u mbajt seanca e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë dhe u vendosën lule para pllakës përkujtimore të ASNOM-it. Në manastir presidentja Siljanovska Davkova u prit nga presidenti i Republikës […]

Reagon ish-prokurori special Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së: “Është dal UDB-ash në lista të veteranëve”

Ibish Neziri, ish-të burgosur politik, ka rrëfyer për torturat që ka përjetuar nga disa individë, të cilët sipas tij, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe. Ai në RTVD ka përmendur emrat e shqiptarëve si Xhelajdin Beqiri, Hasan Jakupi, Jakup Lonçari, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçiu, Qazim Rugova, Mehemet Loci, Demë Muja, Mehmet Kasi, Ajet Gashi, Asllan […]

“Përshëndetje nga Çairi”, Blerim Ramadani: Faleminderit për kujdesin që patët për mua

Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim. Pas lirimit Ramadani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku përshëndeti të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij. […]

“Propagandë kundër Kosovës”, Presidenca i reagon MPB-së maqedonase dhe tregon protokolin dhe privilegjet diplomatike

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur indinjatën e saj për deklaratat e papranueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë së Veriut. Në një reagim për media, Presidenca ka theksuar se është duke u bërë propagandë kundër Republikës së Kosovës në disa media të Maqedonisë së Veriut, lidhur me incidentin e paprecedentë […]

Zv/kryeministri Fetai takon Gërvallën në Prishtinë pas incidentit në Shkup: Po bëhen hetime, do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se pas incidentit të djeshëm në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Prishtinë ku mes tjerash është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Fetai ka thënë se ka njoftuar ministren kosovare për […]