Punimet mbi urën e Ibrit po vazhdojnë. Me gjithë paralajmërimet e Perëndimit dhe KFOR-it kundër hapjes së saj tash, Qeveria ka angazhuar punëtor të cilët po e lyejnë urën kryesore në Mitrovicë. Disa fotografi nga ura i ka publikuar Radio Evropa e Lirë, që thotë se gjatë ditës atje u pa një prani e shtuar […]
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë Izraelin. Sipas mediave izraelite, tre vendet europiane i kanë bërë thirrje që të shmangë zhytjen e rajonit në luftë gjithëpërfshirëse dhe paralajmëruan se do të mbajë përgjegjësi në rast të kundërt. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga […]
Luftimet nuk ndalen në rajonin e Kurskut. Ushtria ukrainase arritën të kapnin rob ushtarët nën e diktaorit mizor Ramzan Kadyrov në pjesën e pasme të thellë të Rusisë. Videoja përkatëse është shfaqur të dielën e 11 gushtit. Në fakt, në pamje janë luftëtarët e njësisë speciale çeçene “Akhmat” , e cila supozohej të “stabilizonte situatën” […]
Ka përfunduar protesta e shqiptarëve në Bujanoc, me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i kërkohet autoriteteve në Beograd të ndalojnë shtypjen e shqiptarëve. Në deklaratë përmenden të gjitha shqetësimet e shqiptarëve të Luginës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga […]
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe humanisti, Halil Kastrati kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat veriore. Ministri Krasniqi ka thënë se ky projekt do t’ju jap të drejtën familjeve që të jetojnë në tokat e tyre. “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata […]
Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga, ka humbur jetën si pasojë e dhunës brutale ushtruar mbi të. Euronews Albania ka siguruar pamjet ku Egli Proga, 42-vjeçari që u vra në Pogradec largohet nga lokali i tij. Viktima shihet teksa ecën në mënyrë të paekuilibruar ndërkohë që […]
Turqia ka rikthyer qasjen në Instagram pas më shumë se një jave bllokimi në mbarë vendin. Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit ndaloi qasjen në Instagram më 2 gusht pa dhënë një arsye specifike. Zyrtarët qeveritarë thanë më vonë se ndalimi u vendos për shkak se platforma e rrjeteve sociale dështoi të respektonte ligjet […]
Rusia ka njoftuar evakuimin e banorëve nga një lagje e rajonit të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, ndërkohë që vazhdon inkursioni i forcave të Kievit në rajonin e afërt të Kurskut. “Mëngjesi premton të jetë alarmues për ne. Ka aktivitet armik në kufirin e rrethit Krasnoyaruzhsky,” tha guvernatori i rajonit Belgorod, Vyacheslav Gladkov, në një […]
Një rrahje mes disa personash ka eskaluar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur ( dy vajza dhe një djalë). Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha për Telegrafin se prokuroria tashmë ka nisur hetimet mbi rastin. “Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin e ndodhur sot, në lagjen […]
19-vjeçari me prejardhje nga Gostivari, Beran A. dhe shoku i tij 17-vjeçar Luka K. me prejardhje nga Bosnja, të cilët po hetohen nga prokuroria publike e Wiener Neustadt si grup terrorist dhe pjesë të organizatës kriminale IS, janë në paraburgim për shkak të dyshimit se planifikonin të kryenin një vepër kriminale ndaj popullatës në Vjenë. […]