Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro. Në lidhje me këtë, gazetari i Klan Kosovës, Kron Sadiku ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke thënë se sipas informacioneve jozyrtare, një person është arrestuar. Ai gjithashtu është shprehur se është djegur një sasi e […]
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se nuk ka vend ku “krahët e gjatë” të Izraelit nuk mund të arrijnë, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten. Netanyahu ka thënë se paralajmërimi vlen për të gjithë Lindjen e Mesme. “Ne po fitojmë”, ka thënë ai, duke treguar një […]
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka të drejtë të jetë në cdo kohë dhe në çdo cep të territorit të Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit, dhe se këtë e ka detyrim kushtetues dhe ligjor. Prania e pjesëtarëve të njësisë speciale në veri, Osmani ka thënë se nuk mund të quhet […]
I dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se e ardhmja e Serbisë është pranë Shteteve të Bashkuara, dhe jo pranë Kinës dhe Rusisë. Ai beson se mes SHBA-së dhe Serbisë ekziston një miqësi e sinqertë, pavarësisht se kush është në pushtet. “Unë flas […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën që vendi i tij të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Si Turqi po përpiqemi për t’u bërë anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai nga Stambolli. Erdogan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk […]
Ka mbërritur në Kuvend, rreth orës 11:40, përmes postës shkresa e Prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për Ervin Salianjin. Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit, shkruan A2. Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Deputeti demokrat […]
Përditësimi më i fundit vjetor i Gallup-it mbi sigurinë globale tregon se njerëzit në mbarë botën ndihen më të sigurt sot sesa një dekadë më parë, megjithatë shumë vende kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur “shoqëritë paqësore” që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm. Kështu thuhet në raportin e Gallup-it […]
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë takuar të premten në New York. “Është nder të kemi një president këtu me ne dhe ai ka kaluar në shumë gjëra”, ka thënë Trumpi në krah të të cilit qëndronte Zelensky. “Ai po kalon shumëçka”, ka shtuar Trumpi. “Do të flasim dhe do të […]
Sipas raporteve Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë goditur shtabin e përgjithshëm të organizatës terroriste Hezbollah në kryeqytetin e Libanit Bejrut, transmeton Gazeta Metro. Sipas raporteve të mediave izraelite shtabi ishte ndërtuar nën ndërtesat e banimit në Bejrut. Raportohet se rreth 20 raketa janë lëshuar nga avionët luftarakë izraelitë dhe gjashtë ndërtesa janë shkatërruar.
Lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të jetë shkatërruese dhe gjithpërfshirëse. Alarmin e ka ngritur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një fjalimi pas takimeve me kolegët e tij nga Britania e Madhe dhe Australia në Londër. Ai u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt të zgjedhin një “rrugë tjetër”. “Tani përballemi me […]
