Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur politikanit britanik Nigel Farage, i cili deklaroi se kishte fituar një bast lidhur me numrin e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Në një përgjigje publike, Rama i cilësoi të pasakta dhe të bazuara në burime të deformuara pretendimet e Farage se “1 në 48 shqiptarë […]
Ndërsa vëmendja publike shpesh përqendrohet te dështimi për të zgjedhur një kandidat, një tjetër bllokadë, më procedurale por po aq domethënëse, po zhvillohet brenda Kuvendit. Kjo bllokadë ka në qendër insistimin e vazhdueshëm të shumicës parlamentare për të kaluar në një proces votimi të fshehtë, një lëvizje që, sipas rregullave dhe praktikës, kërkon një konsensus […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin dhe kolegët e tij se kanë vendosur ta vështirësojnë jetën në Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë mundësinë që të kthehen në votim të hapur, por se ata po refuzojnë. Ai pas dështimit të seancës konstituive për të 39-ën herë, tha […]
Ministri në detyrë i financave, njëherit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka akuzuar partitë e tjera politike për shkelje të Kushtetutës, duke mos votuar komisionin për votim të fshehtë për kryetaren e Kuvendit. Ai pas dështimit të seancës konstituive, ka thënë se është detyrim i tyre kushtetues që të marrin pjesë në votim. Murati […]
Edhe vazhdimi 39-të i seancës konstituive, është ndërprerë në mungesë kuorumi për komisionin që mundëson votimin e fshehtë. Deputetët e partive tjera kërkonin dhe pritnin që Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lista Guxo, do ta ndryshonin formën e vazhdimit të seancës, siç thonë ata në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, por seanca vazhdoi sikur herëve […]
Një interpretim i një Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë në vëmendje një dallim thelbësor lidhur me përgjegjësitë e deputetëve, duke ndikuar në debatin mbi bllokadën institucionale. Sipas këtij interpretimi, aktgjykimi qartëson se deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në procesin e votimit, duke theksuar se çështja nuk është mënyra se si ata votojnë […]
Java e fundit në Bundestagun gjerman solli në vëmendje çështje të rëndësishme për rajonin. Në një debat parlamentar, Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl, kërkoi njohjen e plotë të Kosovës dhe anëtarësimin e saj të menjëhershëm në Këshillin e Evropës. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë, AfD, i kërkoi qeverisë informacione mbi dyshimet për […]
Bilanci i viktimave nga vërshimet e së premtes në distriktin Swat të Pakistanit është rritur në dymbëdhjetë, pas gjetjes së katër trupave të tjerë sot. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për një person që ende rezulton i zhdukur. Zëdhënësi i Shpëtimit, Bilal Ahmed Faizi, konfirmoi: “Ekipet nxorën katër trupa të vdekur dhe një person është ende […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica […]
Pavarësisht pritjeve pas takimit të liderëve të partive politike, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet në seancën e tij të 38-të. Takimi i thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me krerët e tjerë politikë nuk solli konsensusin e nevojshëm për të zhbllokuar ngërçin institucional, duke bërë që saga e seancave të […]