ZPS publikon një hartë: Mbi 400 të ndaluar nga UÇK-ja, të paktën 102 të vrarë

Në vazhdim të fjalës hyrëse të Prokurorisë së Specializuar në Hagë u përmendën rastet e ndalimit të individëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor. Ka të paktën 440 incidente sa i takon ndalimit të personave”, tha prokurori James Pace. Sipas tij, viktimat përfshinin […]

Arrestohet gruaja që dyshohet se ‘ia bëri dhuratë’ blogerit të famshëm rus një bust që shpërtheu

Zyrtarët rusë thonë se kanë arrestuar një të dyshuar për vdekjen e një blogeri ushtarak pro luftës, i vrarë në një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg. Sipas mediave të huaja Daria Trepova, 26 vjeçe, është arrestuar pas vdekjes së Vladlen Tatarsky, në shpërthimin i cili ndodhi në një kafene teksa ai po zhvillonte […]

Prokuroria tregon zonat ku sipas saj u kryen krimet nga ana e ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e ZPS-së, ka paraqitur para turpit gjykues zonat që sipas aktakuzës pretendohet se janë kryer krimet e luftës nga ish-krerët e UÇk-së. Prokurori Matthew Halling ka thënë se këto zona ishin: Zona e Drenicës, Pashtrikut, Dukagjinit, Llapit, Nerodimes dhe Karadakut. “Zona Drenicës e krijuar në pranverë të vitit 1998. Komandant i parë ishte Sylejman […]

Specialja tregon një sekret të Thaçit: “Ai erdhi disa herë fshehurazi në Hagë, e mohoi rolin e tij në luftë dhe UÇK”

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka thënë që ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, Thaçi erdhi në Hagë dhe bëri këto pretendime të rreme. “Po çka po përpiqej të fshihte?”, tha […]

Donika Kadaj Bujupi emërohet këshillëtare e presidentes Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes. Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit. Përgjatë përvojës së […]

Finlanda nga nesër është anëtare e NATOs

Finlanda do të pranohet zyrtarisht në NATO këtë të martë. Vendi do të mirëpritet si anëtari i 31-të i aleancës së mbrojtjes në një takim të ministrave të jashtëm dhe flamuri finlandez do të ngrihet për herë të parë në selinë e NATO-s. “Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë […]

Grenell mbështet Marshin për Drejtësi: SHBA duhet të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

Ish-emisari special amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mbështetur përmes një reagimi, marshin masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. ”Qëndroj me këta miq në Kosovë- që u mblodhën për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka thënë ai. Megjithatë duke […]

Prokurori special akuzon drejtëpërdrejtë Thaçin e Selimin se keqtrajtuan 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez, iu kërkua të hiqnin dorë nga Rugova

Prokurori i Speciales, Alan Tieger ka thënë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në shtator të vitit 1998 i kishin keqtrajtuar 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez të Skënderajt, pasi ata, sipas tij, po e zhvillonin një vizitë humanitare në atë zonë. Tieger citoi një deklaratë […]

Spahiu deklarohet për “Marshin për Drejtësi”: Opozita kërkoi të dëshmonte forcën, nuk kishte pjesëmarrje të lartë

Analisti Nexhmedin Spahiu e ka konsideruar marshimin e kësaj të dielë në Prishtinë si një demonstrim të forcës së opozitës ndaj qeverisë së Albin Kurti. Pankartat pa logo politike dhe me fraza në mbështetje të ish drejtuesve të UCCK në përballjen me drejtësinë në Hagë, sipas Spahiut ishin një shkas për të organizuar marshimin. “Nuk mu […]

Haradinaj: Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka shkruar në rrjetin social në facebook për marshin për drejtësi. Ai tha se gjithë Kosova është në këmbë për drejtësi dhe liri. “Gjithë Kosova në këmbë për drejtësi dhe liri. Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë”, shkroi Haradinaj. Marshi ka përfunduar pa ndonjë […]