Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar një arritje të rëndësishme për imazhin ndërkombëtar të vendit: Banka Botërore e ka larguar zyrtarisht Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti. Ky vendim vjen pas më shumë se 15 vitesh anëtarësim të Kosovës në këtë institucion. Sipas Ministrit Murati, ky hap […]
Me fillimin e sezonit të verës, ka nisur edhe fluksi i shtuar i mërgimtarëve që kthehen për pushime në Kosovë. Megjithatë, situata në pikat e kalimit kufitar paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e vetmja pikë ku ka pritje më të theksuara […]
Pas dështimit të seancës së 46-të dhe protestës së partive opozitare, të cilat po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza. Ajo i ka akuzuar deputetët opozitarë për shkelje të rregullores, duke theksuar se debati i tyre po zhvillohet pas mbylljes zyrtare të seancës. Fejza theksoi se […]
Bllokada e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës dhe dështimi i seancës së 46-të konstituive kanë nxitur debate rreth mbrojtjes së rendit kushtetues. Palët opozitare akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës duke tentuar të ndryshojnë rendin e ditës dhe duke kufizuar fjalën e deputetëve. Në këtë sfond, deputeti i […]
Pas dështimit të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka komentuar bllokadën politike me një ton ironik, por njëkohësisht ka paralajmëruar se afrimi i afatit të Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë situatën. Peci iu referua datës 26 korrik, afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për formimin e institucioneve, […]
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, duke e krahasuar këtë subjekt politik me një sekt. Në një intervistë në emisionin “Oxygen”, Rama deklaroi se VV-ja nuk funksionon si parti. “Unë mendoj se as parti politike nuk janë, por një lloj sekti; kanë […]
Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 46-të, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate kanë ndërmarrë një veprim të pazakontë. Ata po refuzojnë të largohen nga salla e seancave plenare, duke qëndruar brenda saj në shenjë pakënaqësie […]
Bllokada politike dhe dështimi për të konstituuar Kuvendin e Kosovës po u kushton rëndë taksapaguesve. Sipas një analize të publikuar nga analisti Agron Demi, kostoja totale e pagave për 120 deputetët që nga muaji prill ka kaluar shifrën 1 milion euro, pavarësisht se seancat e dështuara kanë zgjatur vetëm pak minuta. Demi shpjegon se paga […]
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton ka ndarë 32 milionë euro për mbrojtjen e personave që po gjykohen në Hagë. Ajo ka theksuar se të gjitha obligimet financiare janë përmbyllur plotësisht, duke i hedhur poshtë si shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve. “Të gjithë ata […]
Në prag të vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar bllokadën politike që ka pamundësuar formimin e legjislaturës së re. Sipas tij, konstituimi i Kuvendit nuk pritet të ndodhë për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm, nuk pranon të ndryshojë kandidaten e […]
