Fitorja e Ramiz Lladrovcit në Drenas ka shkaktuar një tërmet politik brenda Partisë Demokratike të Kosovës, me deputetin Nait Hasani që ka kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Memli Krasniqi dhe të gjithë strukturave drejtuese në Drenicë. Në një prononcim për Tëvë1, Hasani deklaroi se fitorja e Lladrovcit, i cili garoi si i pavarur, është një […]
Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të kryetarit të sapozgjedhur, Ramiz Lladrovci, duke e akuzuar për manipulim dhe sjellje arrogante. Hajdari sqaroi se lokali ku Lladrovci u shfaq së fundmi nuk është zyra e PDK-së, por një pronë private e një familjari të tij, duke […]
Gara për kryetar të Mitrovicës së Jugut po merr një drejtim më të qartë, ndërsa procesi i verifikimit të votave vazhdon. Të dhënat e fundit nga Qendra Komunale e Numërimit tregojnë se pas verifikimit të rreth 75% të votave, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka krijuar një epërsi të konsiderueshme. Tahiri prin […]
Gjykata Komerciale e shkallës së dytë u ka dhënë të drejtë punonjësve të Telekomit të Kosovës, duke hedhur poshtë ankesat e kompanisë dhe duke i bërë të ekzekutueshme gjobat e vendosura nga Inspektorati i Punës për shkelje të të drejtave të tyre. Ky vendim përmbys atë të shkallës së parë, e cila fillimisht kishte anuar […]
Seanca parlamentare është përfshirë nga debate të ashpra mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetit socialist, Ardit Bido. Shkëndija u ndez kur Bido akuzoi Berishën se kishte pohuar që liderët e UÇK-së ishin të akuzuar për gjenocid ndaj serbëve, një akuzë, sipas tij, “që nuk e kanë bërë as vetë serbët”. Reagimi i […]
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut, ku një autokolonë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është parë e parkuar pranë stacionit policor, duke shkaktuar paqartësi të momentit. Si FSK-ja, ashtu edhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se ngjarja ishte rezultat i një gabimi njerëzor në orientim. Shefi i zyrës […]
Përplasja verbale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Edi Rama rreth Gjykatës Speciale ka hyrë në një fazë të re, në prag të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet të premten në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i është kundërpërgjigjur drejtpërdrejt deklaratës së Ramës, i cili akuzoi Lëvizjen se […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Mikinic të Leposaviqit, pas një bastisjeje në shtëpinë e tij ku u zbuluan armë dhe pajisje me emblema serbe. Sipas raportit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua pasditen e së mërkurës. Gjatë kontrollit të detajuar të pronës, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një arsenal të […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur ashpër Lëvizjes Vetëvendosje, e cila një ditë më parë e akuzoi për “ndryshim qëndrimi” në raport me Gjykatën Speciale në Hagë. LVV kishte deklaruar se Rama “kishte ardhur në Kosovë me helikopter për të bindur palët që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”. Përmes një reagimi […]
Lista Serbe ka zyrtarizuar ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Sipas deputetit Igor Simiq, ky vendim përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës, Rregullores së Punës së Kuvendit dhe një aktgjykimi të mëparshëm të vetë Gjykatës. […]
