Shqipëri–Kosovë pa kontrolle kufitare: marrëveshja e re në fuqi deri më 28 shkurt 2026

Fundi i tetorit shënoi përmbylljen e periudhës njëmujore gjatë së cilës në pikat kufitare Shqipëri–Kosovë u aplikua kontrolli i dokumenteve të identifikimit për të gjithë qytetarët që kalonin kufirin. Që nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar pa kontrolle, për qytetarët që […]

Rrëmbimi i një shtetasi të Kosovës nga xhandarmëria serbe, KFOR konfirmon dijeninë për incidentin

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka konfirmuar të hënën se është në dijeni për njoftimin e Policisë së Kosovës, sipas të cilit një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Megjithatë, KFOR thekson se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative mbetet […]

Abdixhiku ironizon kundërshtarët: Faleminderit VV-së që po na tregon se çfarë do elektorati i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do të garojë në nëntë balotazhe. Ai ka zgjedhur të ironizojë me kundërshtarët lidhur me komentet për koalicionet lokale të LDK-së. Abdixhiku falënderoi në mënyrë ironike eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët e tjerë ideologjikë, duke thënë se ata po përpiqen […]

Spiropali nga Haga pas takimit me Thaçin: Lufta e UÇK-së nuk baltoset, pjekuria e Kosovës të mos kthehet kundër vetes

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në ambientet e paraburgimit në Hagë. Në një prononcim pas takimit, ajo tha se e gjeti Thaçin në gjendje të mirë dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. “Përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të Qeverisë Shqiptare, dhe […]

Lladrovci paralajmëron “thyerje” në PDK: I gatshëm për zgjedhje “nesër”, sfidon hapur lidershipin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Debat Plus”, duke konfirmuar se është i gatshëm t’u hyjë zgjedhjeve në çdo moment. “O nesër me vendos Presidentja, nesër më ki në zgjedhje,” tha Lladrovci, kur u pyet nga analisti Bekim Kabashi nëse do të sfidojë lidershipin aktual të […]

“Kushtetuta e LVV-së” kundër asaj të Kosovës: Përparim Rama akuza të rënda ndaj qeverisë për bllokadë

Ballafaqimi i parë mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në emisionin Pressing në T7, është tensionuar. Shkak u bë deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili paralajmëroi se nuk do të mbështesë me buxhet kryetarët që “nuk dinë të punojnë” ose “vjedhin”. Çeku e relativizoi deklaratën e Kurtit, […]

Plagosje dhe rrëmbim në kufi: Sveçla akuza të rënda Serbisë për cënim të integritetit dhe vazhdim të destabilizimit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër pas raportimeve se xhandarmëria serbe ka plagosur, tentuar të vrasë dhe më pas ka rrëmbyer një shtetas të Republikës së Kosovës, M.V. Sveçla ka deklaruar se Serbia po vazhdon veprimet destabilizuese ndaj Kosovës, duke cënuar hapur integritetin territorial. Ai specifikoi se ngjarja ka […]

Kadaj Bujupi përgjigjet Bajramit: “Nëse nisni beteja me presidenten, 12 përqindëshi do t’ju duket i mirë”

Donika Kadaj Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ashpër nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, pas deklaratave të saj të mbrëmshme. Reagimi i Kadaj Bujupit u fokusua kryesisht te kritikat që Bajrami drejtoi ndaj presidentes. “Nuk ka asnjë logjikë shtetërore që një deputete e Kuvendit, profesoreshë universitare dhe nënkryetare partie, të heshtë për […]

Raporti i Progresit për Kosovën 2024: Ngërçi politik dhe përçarjet pengojnë përparimin drejt BE-së

Përparimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të ngërçit politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përçarjeve të brendshme politike, thuhet në draftin e Raportit të Progresit për vitin 2024, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, transmeton KosovaPress. Sipas dokumentit, edhe pse Kosova mbetet e përkushtuar ndaj […]