Ekskluzive: Plagoset një Pjesëtar i FSK-së në Prishtinë, dyshohet përfshirja e një Kolegu

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së diel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban të Prishtinës. Menjëherë në vendin e ngjarjes […]

Osmani: Për Kosovën Anëtarësimi në NATO është më Urgjent se BE-ja, Plotësojmë Kriteret Kryesore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë nga Berlini për median ndërkombëtare Politico, ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm dhe tejet më urgjent sesa procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. “NATO-n e shoh më urgjente sesa integrimin evropian. BE-ja do të kërkojë kohë, edhe pasi të […]

Rapoti i Progresit të KE-së përveç kritikave ndaj qeverisë, i ashpër edhe me sistemin e drejtësisë në Kosovë!

Sipas Brukselit, drejtësia në Kosovë është selektive! Raporti i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2025, i publikuar së fundmi, dërgon një alarm të prerë se sistemi i drejtësisë në Kosovë po operon me boshllëqe institucionale dhe ligjore. Pa ndërmarrjen e reformave të thella dhe pa plotësimin e Këshillave Gjyqësor e Prokurorial (KGJK e KPK) me […]

Zbardhen vendimet e mbledhjes elektronike të Qeverisë: Kursime, riformulime dhe një emërim në ARC

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, sipas tabelave të specifikuara në aneksin A (Kursimet) dhe aneksin B (Ndarjet). Gjithashtu, është miratuar edhe kërkesa tjetër e Ministrisë së Financave për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë […]

Pagesa për punë të pakryera: Aktakuzë për dy zyrtarë për projektin e lapidarëve në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren (Departamenti i Krimeve të Rënda) ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.E. dhe L.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se këta të fundit, në cilësi të personave zyrtarë, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, nga 20.10.2023 e tutje, të pandehurit lidhur me projektin […]

Refuzimi i bankave serbe: Bislimi njofton Sorensenin për bllokimin e fondeve për Luginën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës, njoftoi të enjten se ka informuar të dërguarin e posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, rreth refuzimit të mjeteve financiare nga një bankë serbe, të destinuara për shqiptarët në jug të Serbisë. Bislimi, përmes një postimi në Facebook, saktësoi se 3.650 fëmijë shqiptarë në Luginë përdorin 35.448 tekste shkollore […]

Indeksi 2025 zbulon: Pse Kosova prin në Ballkan për nivelin e ulët të krimit dhe sigurinë rrugore

Indeksi Global i Krimit të Organizuar për vitin 2025 e ka ranguar Kosovën si vendin me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor. Publikimi i këtij raporti përkon me Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e të Gjitha Formave të Krimit të Organizuar Transnacional, shënuar më 10 nëntor. Sipas gjetjeve të indeksit 2025, […]

Prapaskena e kodeve të gabuara: Fati i Mitrovicës tani në duart e komisionit të KQZ-së

Të enjten paradite, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka nisur punën komisioni i themeluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut. Themelimi i këtij komisioni nga KQZ-ja erdhi pasi gjatë procesit të verifikimit të […]

‘Treni bullgar’ apo defekt teknik? Prapaskenat e 75 fletëvotimeve që po ndezin Mitrovicën

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me mospërputhje në numrin serik, por ka hedhur poshtë mundësinë për manipulim apo ndërhyrje të qëllimshme në favor të ndonjë subjekti politik. Në komunikatë specifikohet se nga 75 fletëvotimet me shpërputhje, 43 janë të papërdorura dhe 32 janë të […]