Familja Jetishi nga Gjakova me dy besime fetare, festojnë bashkë Bajram e Pashkë!

Familja Jetishi ka besimtarë edhe të fesë islame, po ashtu edhe fesë katolike. Ata tregojnë se si për çdo festë, vizitojnë njëri tjetrin për t’ia uruar njëri-tjetrit. Kësaj radhe, kishin shkuar për të uruar Pashkët Katolike. Shikoni kronikën e Syri Vision më poshtë: Vlen të theksohet se pjesë e kësaj familje është edhe këngëtari Shkëlzen […]

Kosova fiton në arbitrazh rastin “Dardafon” kundër Devolleve!

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se nëpërmjet Avokaturës Shtetërore, Kosova ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Devolli në rastin e “Dardafonetit”. I pari i Qeverisë përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo është fitorja e tretë e radhës e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, ndërsa tha se kompania i kishte kërkuar 45 milionë euro, […]

LDK-ja akuza për Qeverinë në ditën e Kushtetutës: E shkel në vazhdimësi Kushtetutën

Në 15-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) konsideron se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është ekzekutivi, i cili më së shumti e ka shkelur këtë dokuement të rëndësishëm juridik. Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri teksa listoi disa nga shkeljet kushtetuese nga Qeveria Kurti […]

Hovenier në Ditën e Kushtetutës ndjehët krenar që Amerika mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar Ditën e Kushtetutës. Hovenier ka thënë se ndjehet krenar që mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës. “Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të […]

Presidentja Osmani për Betejën e Kosharës:”Dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është shumë e lartë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares, njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Osmani ka thënë se në këtë ditë, kujtojmë me respekt heronjtë e Betejës së Koshares dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së. “Beteja e Koshares dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është […]