Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore që kanë të bëjnë me shërbyesit civilë. Në komunikatë thuhet se Qeveria ka miratuar Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar; Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë; […]
Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore. Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton RTKlive. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski mbrëm ka arritur në Shqipëri. Aeroplani i presidentit […]
Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajqinovcin. Bajqinovci u shkarkua nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal, me 33 vota pro, raporton Indeksonline. Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal do të zgjidhet në bazë të rregullores dhe […]
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Zyra e Kosovës në Beograd ka organizuar manifestim. Kamberi përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se ky organizim është bërë nga ambasadori Jetish Jashari, raporton Ballkani.info. “Në Beograd, në Zyrën e Republikës […]
Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, e cila është pjesë e skenës politike në Luginën e Preshevës ka festuar pavarësinë e Kosovës në Beograd, një organizim i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka thënë se në këtë shënim ka pasur simbolika domethënëse. Ajo ka shtuar […]
Shermet Sejdiu është një prej shumë prindërve kosovarë që lufta ia ka marrë më të dashurit. Fotografia e tij në mes të katër djemve të tij të vrarë e të masakruar nga forcat serbe është dëshmi e dhimbjes së madhe dhe çmimit të shtrenjtë që populli i Kosovës ka paguar për liri. Sheremet Sejdiu, në […]
70 gëzhoja plumbash u gjetën në oborr, e disa prej tyre edhe brenda shtëpisë së Bashkim Durakut në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shumë plumba u shkrepën në drejtim të shtëpisë së Durakut mbrëmjen e së shtunës, më 24.02.2024. Nga plumbat muri i shtëpisë u bë vrima-vrima. Selami Duraku, familjar i Bashkimit, pretendon se persona […]
Sektori i gastronomisë dhe ai i ndërtimtarisë kanë filluar të përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Dukuria është më e vërejtshme në qytetet e vogla. Në dy vitet e fundit, Kosova po përjeton ndryshim të madh në tregun e punës. Nga listat e gjata të pritjes për punësim, vendi ynë po përballet me mungesë […]
Në një video të siguruar nga RTK, Millan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, shihet duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut. Sipas burimeve të RTK-së, ngjarja ka ndodhur kohë më parë në hotelin “GREY” në Kopaonik, […]
Gazetarja, Arbana Xharra ka njoftuar se ka fituar betejën ligjore kundër kryeimamit, Enes Goga, shkruan Insajderi. Ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se ky vendim nënkupton jo veç fitore personale por një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë rastet e radikalizmit në rajon. “Të nderuar kolegë dhe miq, Kam […]
