Limaj sulmon ashpër VV-në: “Nuk provohet shteti me axhami, këta djem e vajza i ka zënë në befasi ky besim i madh që ia ka dhënë populli.:”

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj bëri deklaratën e tij të famshme “nuk provohet shteti o djem”. Tutje ai u shpreh se ne jemi duke bërë eksperimente me shtetin tonë. “Nuk provohet shteti me axhami, duhet me lanë një gjurmë. Ne jemi duke bërë ekspermente me shtetin tonë. Këta djemtë e vajzat i ka […]

Kurti për mërgimtarët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tash ju themi investoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me mërgimtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën se Kurti i ka ftuar mërgimtarët të investojnë në Kosovë për të fituar. “Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të […]

SBASHK dorëzon sot nënshkrimet për Projektligjin për skema pensionale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Dorëzimi i nënshkrimeve do të bëhet tek Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në orën 10:00. “Ju informojmë […]

Osmani takohet me Kardinalin e Vatikanit, thekson rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë

Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin. Gjatë takimit, Osmani shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë. Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, e para e vendit theksoi gjithashtu punën […]

Zyba, deputetëve të LDK’së: S’keni me mujtë me helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju, ka përfundu kjo punë

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka reaguar ndaj deputetëve të LDK-së që kritikuan një deklaratë të ministrit Svecla. Ai i është drejtuar deputetes Hykmete Bajrami, Doarsa Kica- Xhelili e Berat Rukiqi. Zyba u ka thënë se ata nuk kanë mundur ta helmojnë ushtrinë duke i përfituar milionat kompanitë e afërta me ta. “Hykmete, Doarsa e […]

Kryetari i Zveçanit viziton vendin ku ndodhi shpërthimi, publikon pamjet e dëmëve të shkaktuara

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka vizituar vendin ku mbrëmë pas mesnate ndodhi një shpërthim. Peci ka dënuar shpërthimin që ndodhi pranë pompës së benzinës Lab-Oil, transmeton Telegrafi. “Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e […]

Mergimtari nga Amerika ofendon rëndë UÇK-në: “Krejt qita t’UCK’se t’l…it duhet me u hjek prej politike, respekt që kanë luftu, por..”

Në një video të fundit të postuar në rrjetet sociale, një mërgimtar nga Amerika, i cili është kthyer në Kosovë pas 16 vitesh, ka ofenduar politikanët e lidhur me UÇK-në. Ai u shpreh se të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së duhet të tërhiqen nga politika, duke përfshirë figura si Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi. […]

Gjatë shpërthimit të sotshëm në Zveçan, pos pompës së derivateve, janë dëmtuar edhe disa lokale përreth

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës afër pompës së derivateve në qendër të Zveçanit, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Bëhet fjalë për ish pompën e benzinës NIS petrol, me të cilën tani disponon kompania ‘Lab oil’, ndërsa përveç kësaj pompe, janë dëmtuar edhe […]