Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka kritikuar “Lëvizjen e Deçanit”, e cila po cilësohet si lëvizje anti-islame. Kjo çështje sot është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Sipas njoftimit për media të BIK-ut, Tërnava ka thënë se kjo lëvizje po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare. “Në këtë mbledhje […]
Është mbledhur shuma prej 90 mijë euro për shërimin e 8-vjeçarit, Uvejs Fetahu, nga fshati Kuk i Komunës së Dragashit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Uvejsit, të cilët i kanë falendëruar të gjithë ata që ndihmuan dhe e shpallën aksionin e mbyllur. ”Të nderuar bashkatdhetarë! Duke qenë se opinioni u njoftua lidhur […]
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për median polake, TVP World. Osmani tha gjithashtu se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. “Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”. […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të mërkurën për mbledhjen e 220 të Qeverisë e mbajtur sot. Kurti tha se e kanë nisur mbledhjen me miratimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ai tha se u desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta […]
Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ushtrimin e presionit të paarsyeshëm në ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë, duke e konsideruar vendimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzë si të ngutshëm dhe problematik. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe kreun e grupit terrorist Milan Radoiçiqin, […]
Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku. Në dosjen e aktakuzës ka edhe fotografi të papublikuara më parë dhe një strukturë organizative, që është gjetur në një fotografi të një të dyshuari. “Gjithashtu, pas ekzaminimit të […]
Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri të vendit, duke thënë se s’është trimëri të shkosh me një divizion të Policisë për të ngrënë një hamburger. Haradinaj thotë se ndonëse Kurti ecë me kokën lart, ai reflekton frikë dhe sipas kreut të AAK-së, Kurti […]
Në pjesën veriore të Mitrovicës është shtuar prania e Policisë së Kosovës dhe njësive speciale të saj në disa pjesë të qytetit. Vazhdon marrja në pyetje e të rinjve që u arrestuan dy ditë më parë për shkak të kundërshtimit të policisë, si dhe protesta disa orëshe e qytetarëve përpara stacionit dhe gjykatës, të cilët […]
Aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi, ka thënë se politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq duhet të mbahet përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj KFOR-it, meqë i njëjti është parë me pjesëtarë të maskuar të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në Zveçan, kur janë sulmuar trupat paqeruajtëse. Kamberi përmes një shkrimi në “X” ka publikuar edhe një fotografi, […]
Përfaqësuesi i të ashtuquajturës “Lëvizja e Deçanit”, Arbër Gashi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova është konvertuar në katolik. Gashi përmes një postimi në Facebook tha se ceremonia është kryer në Alpet e Rugovës. Poashtu ai ka publikuar edhe disa fotografi bashkë me ish-rektorin Rugova. […]
