Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata, sidomos pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet kosovare. Kreu i Kuvendit ka thënë se Kosova i ka pasur dy opsione, shtrirjen e sovraniteti dhe integritetit në atë pjesë dhe dorëzimin. Sipas […]
Një aksident i rëndë po raportohet sot në Istog. Siç raportohet, një person u godit nga një veturë porsa doli nga lokali ku po pinte kafe. Nga pamjet shihet se si personat e tjerë, klientë të lokalit vrapojnë menjëherë tek viktima për t’i ndihmuar./Indeksonline
Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me situatën në veri të Kosovës. Haradinaj kishte thënë se “për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb”, ndërsa kishte akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për krijimin e “terrenit për këto veprime anti-Kosovë të […]
Gazetari Berat Buzhala, i njohur për kritikën e tij të mprehtë, ka bërë një postim plot ironi dhe lavdërime ndaj disa futbollistëve kosovarë, duke ngritur pyetje të forta për rolin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në postimin e tij, Buzhala lavdëroi portierin Aro Muric pas performancës së tij në ndeshjen mes Brighton dhe Ipswich, […]
Zafir Berisha ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të bërë nga një imam nga Sanxhaku, duke ngritur akuza për përfshirje të Serbisë në manipulimin e besimit fetar në Luginën e Preshevës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha citoi imamin Mevlud Dudiq, i cili gjatë një tubimi të hapur në Luginën e Preshevës kishte thënë: […]
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Por, si ndodhi ngjarja sipas aktakuzës së PSRK-së? Një ekip i Policisë së Kosovës ishte […]
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë për Ekonomia Online se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë. Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për menaxhimin e dobët të komunës së Prishtinës dhe përpjekjet e saj për të shmangur përgjegjësinë. Në një postim në rrjetet sociale, Bajqinovci theksoi se LDK-ja po ankohet për mungesë fondesh nga niveli qendror, duke pretenduar se i janë ndaluar 28 […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për deklaratat e tij rreth situatës në veriun e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Basha tha se logjika e Haradinajt është e gabuar dhe akuzat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti janë të pabaza. Haradinaj pretendoi se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, […]
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, ka thënë se pakoja që Qeveria e Serbisë e ka miratuar të shtunën “për t’i mbrojtur të drejtat e serbëve dhe interesat kombëtare e vitale shtetërore në Kosovë” është më gjithëpërfshirësja që ka ndërmarrë Serbia në 25 vjetët e fundit. Sipas tij, disa nga masat […]
