Janjiq: Sulmi në Banjskë varrosi pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë

Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike për gazetën serbe Danas ka thënë se sulmi në Banjskë ka varrosur pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë. Ai ka thënë se situata aktuale në Kosovë është përmbushje e Marrëveshjes së Ohrit. “Ajo që po ndodh tani në Kosovë është përfundimi i Marrëveshjes së Ohrit. Është imponimi […]

Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën sot në një mëngjes pune në Ballkonin e Hapur, kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetaren Katarina Ađançiq, dhe drejtues të drejtorive komunale të kësaj komune. Në […]

Stano për vizitën e Vulinit në Moskë: Mbajtja e lidhjeve me Rusinë, nuk është në përputhje me vlerat e BE-së

Duke komentuar vizitën e Aleksandar Vulin në Moskë, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si […]

Deputetët e larguar dhe ata të pakënaqur me VV-në, tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Para katër viteve kishin bashkuar forcat me Lëvizjen “Vetëvendosje”, me ç’rast kjo e fundit fitoi më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Pas ardhjes në krye të Qeverisë të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, disa prej tyre e kanë braktisur subjektin me të cilin kishin garuar në zgjedhjet […]

Forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare, ministrja e Jashtme e Finlandës viziton Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite Valtonen do të ketë takim me drejtues të institucioneve të Kosovës. Sipas njoftimit, ajo fillimisht do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të […]

“Bllokimi i kufijve do të zgjasë derisa Policia të largohet nga veriu”, KFOR kërkon të shmangen tensionet

Para pak ditësh, i ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten, më 6 shtator, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë. Sipas tij, bllokada do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit. “Bllokada do të fillojë […]

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e çmontimit të pranisë së shtetit serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht. I ftuar në ‘RTKPrime’ Hoxhaj ka folur për situatën politike dhe të sigurisë në vend, për politikën e […]

Haradinaj vazhdon me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Kurti: “Ai është agjent i Serbisë, punon për ta…”

Kandidati për kryeministër dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për veprimet e Qeverisë Kurti në Veri të vendit dhe për acarimin me aleatët. Sipas Haradinaj, Kurti jo vetëm që është duke ndjekur agjendën e Serbisë por “është agjent i Serbisë”. “Jo vetëm agjendë, por Kurti është edhe agjent i Serbisë, punon për ta”, […]

SBASHK takohet me shefen e grupit të VV-së, ngritja e pagave dhe kontrata kolektive në fokus

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, zhvilluan një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm kryetari i Komisionit Parlamentar […]

Paralajmërimi për bllokim të kufijve nga serbët, KFOR: Të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga 6 shtatori, serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën. Sipas tij, bllokada do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit. Lidhur me këtë paralajmërim është deklaruar KFOR-i. Në […]