Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar kritikat e hapura të emisarit amerikan, Richard Grenell, duke theksuar se qëndrimi i tij kundër nuk është i ri dhe daton që nga viti 2020. Në një intervistë për “Table Briefings”, Kurti tha se pavarësisht kritikave të Grenellit, Kosova e konsideron SHBA-në si një aleat të […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me një situatë tensionuese pas refuzimit të tij për t’iu përmbajtur kërkesave të Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Prokuroria kishte kërkuar që Kurti të paraqitej për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, por refuzimi i tij ka çuar në ndërhyrjen e Gjykatës Themelore në […]
Edhe pse ende nuk ka një përgjigje të qartë se kush do të formojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, një gjë është e sigurt – vendi ndodhet përpara disa afateve ligjore të rëndësishme që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e procesit politik. Nëse supozojmë se jemi rreth mesit të marsit, kur pritet të përfundojë […]
Një garë e ashpër po zhvillohet brenda koalicionit AAK-Nisma për një vend të fundit në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani, nga ky koalicion kanë siguruar mandate: Ramush Haradinaj Fatmir Limaj Daut Haradinaj Bekë Berisha Time Kadriaj Arbëreshë Krasniqi Xhevahire Izmaku (falë kuotës gjinore) Beteja kryesore po zhvillohet mes Lahi Brahimajt dhe Vesel Krasniqit për […]
Ndërsa rezultatet për kandidatët për deputetë ende nuk janë përfundimtare, pritet që disa emra të njohur të mos jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Sipas rezultateve të siguruara nga partitë politike, bazuar në numërimin e 78% të vendvotimeve nga KQZ-ja, 29 kandidatë do të jenë për herë të parë deputetë. Ndërkohë, […]
Një draft-raport i Parlamentit Evropian, i përgatitur nga Riho Terras, raportues për Kosovën, i kërkon Bashkimit Evropian të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Sipas faqes zyrtare të Parlamentit Evropian, ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme, ku do të diskutohet dhe amendohet para se […]
Ftesave për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore nuk iu përgjigj. Megjithatë, Prokuroria Speciale nuk ka hequr dorë nga kryeministri Albin Kurti. Ky institucion tani i është drejtuar Gjykatës Themelore me një kërkesë që Kurti të urdhërohet për të dhënë dëshminë e tij. “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar […]
Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues të mërkurën, pasi ishin bashkë me Molos Delijan, Nue Bibajn e Liridon Sylën të cilët humbën jetën, derisa grupi po bënte gara me vetura natën e 17 dhjetorit 2023. Të bëmat e tyre, në autostradën “Ibrahim Rugova” ua tregoi me orë e minutë, prokurori i rastit, […]
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike, përfshirë praninë e tyre në Evropë. Kjo deklaratë vjen pas raportimeve nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruante për përgatitjet e Italisë në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova. […]
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rastin e gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së. Kështu tha prokurori Mat Miller, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme ku foli për ecurinë e rastit. “4 prilli është data e fundit e parashikuar” për thirrjen e dëshmitarëve, tha Miller. Hashim […]
