Sulm ndaj patrolles së policisë në Veri! Ishin në detyrë për të ndalur kontrabanduesit

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me zyrtarët doganorë kanë parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës. Por gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u […]

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike. Nga rezultatet deri në ora 23:48 të së mërkurës të publikuara nga KQZ prin Lëvizja Vetëvendosje me 81.89 për qind të votave, ndërsa nga 43 vendvotime janë procesuar 19 sosh. Më pas vjen […]

ZRRE: Kompanitë energjetike kërkojnë rritjen e çmimit të rrymës

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu. “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania […]

Murati: mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave, borxhet arrijnë në 35.8 milionë euro! Dikush duhet mbahët përgjegjës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se deri më tani janë dorëzuar 23,118 lëndë përmbarimore kundër komunave në Thesarin e Shtetit, si pasojë e një kontrate kolektive të nënshkruar në mënyrë të paligjshme. Sipas Muratit, shuma totale e kërkuar për përmbarim ka arritur në 35.8 milionë euro, ku: 25.6 milionë euro janë […]

Ish-krerët e UÇK-së dalin para trupit gjykues, mbahet seanca e fundit për këtë muaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca pritet të fillojë në ora 00:00, sipas raportimeve të IndeksOnline. Dëshmitari Ismet Tara sfidon prokurorinë Në seancën e djeshme, para trupit gjykues doli si dëshmitar i […]

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës, 14 pika në rendin e ditës

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës nesër, ku pritet të shqyrtohen 14 pika të rendit të ditës. Takimi, i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të nisë në ora 09:00. Sipas dokumentit të siguruar nga IndeksOnline, disa nga çështjet kryesore që do të diskutohen përfshijnë: Projekt-rregulloren për mekanizmin koordinues lokal […]

Maqedonci: Kosova po nis prodhimin e municionit, shumë shtete të BE-së kanë ngecur në këtë aspekt

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë’’. Megjithatë, ministri ka thënë se “Kosova është në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin […]

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, viktima detyrohej të paguante kamata deri në 500 euro në ditë

Janë transmetuar momentet e arrestimit të një personi të dyshuar për fajde në Prizren. Ai është arrestuar në flagrancë në momentet kur po merrte nga viktima një shumë të parave, e cila dyshohet se ishte dhënë me fajde. Emisioni “KallxoPernime” ka sjellë të gjitha veprimet që janë ndërmarrë nga Prokuroria e Prizrenit për ta hetuar ngjarjen […]