Në emisionin “Pressing” të T7 është prezantuar lista e re e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora. LDK-ja pritet të ketë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Një dilemë mbetet nëse Valentina Bunjaku do të bëhet pjesë e legjislaturës, në rast se LDK siguron mandatin e […]
Seanca pranverore e Kuvendit të Serbisë nisi më 4 mars mes tensioneve dhe kaosit, pasi në sallë u hodhën bomba me tym. Në mes të kësaj atmosfere të tensionuar, kryeparlamentarja Ana Brnabiq shfrytëzoi foltoren për të sulmuar opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”. Gjatë fjalës së […]
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se deputetët e opozitës që hodhën gazlotsjellës në seancën e së martës janë mbështetur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kështu citohet të ketë thënë Bërnabiq nga mediumi serb ‘Danas’, duke thënë se akterë të UÇK’së ofruan mbështetje në Facebook për veprimet e opozitës serbe. Ajo pretendon […]
Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” ka bërë një analizë lidhur me rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta dhe ato të diasporës. Sipas tij, shpërndarja e mandateve tashmë është e qartë dhe nuk pritet të ketë ndryshime: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 48 deputetë; Partia Demokratike e Kosovës (PDK) […]
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Këtë e ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike. Një ditë më herët shefi i NATO-s do ta vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën. Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë pritet që […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi për rezervat shtetërore, duke shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore. E rreth kësaj, ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh) duke thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave […]
Është arrestuar personi që dyshohet se e ka grisur Kuranin në Prizren. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Po është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai. Pas kësaj ndodhie ka reaguar Hoxha Orhan Bislimaj duke thënë se me rastin po merret policia dhe se dyshohet që i dyshuari ka […]
Gazetari Valon Syla ka kthyer përmbys kërkesën e Albin Kurtit që dikur ia drejtonte ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me “Shko, Hashim”. Syla referuar ikjes dhe refuzimit të vazhdueshëm të Kurtit për t’u paraqitur para Prokurorisë Speciale në cilësi të dëshmitarit, tash edhe me urdhëresë gjykate, iu referua me thënie të vet. “Shko Albin, se […]
Analisti Ilir Mirena ka kërkuar nga Prokuroria që ta arrestojë Kurtin. Kjo pasi ai po refuzon të shkojë për t’u intervistuar. Sipas Mirenës, kjo mund të nxisë reagime që çdo qytetar të përgjigjet njëjtë. Postimi: Nese prokuroria dorezohet perballe recidivistit Albin Kurti qe po refuzon te deshmoje per afera korruptive te qeverise se tij, ky […]
Gazetari Vehbi Kajtazi shprehet i bindur se Kryeministri, Albin Kurti “do të përfundojë në burg” dhe se për këtë arsye nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale dhe urdhërit të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Mes tjerash, Kajtazi ka ndarë edhe një komunikim elektronik mes Ministres së Indsutrisë, Rozeta Hajdarit dhe një personi krejt privat – […]
