Presidenti amerikan, Donald Trump, po punon ‘në mënyrë agresive’ për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë, ka deklaruar të hënën Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Ai [Trump] vazhdon të punojë në mënyrë agresive për t’i dhënë fund luftës në Rusi dhe Ukrainë”, u tha Leavitt gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë, pa ofruar […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një fëmijë 6-vjeçar dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e një foshnjeje të parakohshme, pasi e ka hedhur atë në dysheme. Ngjarja tragjike u regjistrua në Spitalin Pediatrik Jeanne-de-Flandre në qytetin e Lille. Për pasojë, foshnja e quajtur Zayneb-Cassandra, ndërroi jetë ditën e premte si rezultat i […]
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, akuzoi të enjten Izraelin se po e shfrytëzon pakicën Druze në Siri si një justifikim për të thelluar praninë e tij ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta. Gjatë një fjalimi televiziv, Erdogan deklaroi se “Izraeli, duke përdorur Druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje […]
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar sot arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Siri, e cila pason sulmet izraelite kundër forcave siriane në jug të Damaskut me qëllim mbrojtjen e komunitetit Druz. “Ne kemi vendosur një politikë të qartë: demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve. Urdhërova […]
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia do të përballet me tarifa doganore ndëshkuese nëse nuk i jep fund konfliktit në Ukrainë brenda një afati prej 50 ditësh. “Afati është 50 ditë, dhe siç është bërë e qartë, nëse një marrëveshje armëpushimi ose paqeje nuk arrihet brenda kësaj kohe, apo nëse Rusia refuzon ta pranojë […]
Situata në jug të Sirisë ka eskaluar në një konflikt të përgjakshëm, ku qindra persona kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit, ndërsa dhuna është intensifikuar në provincën Suweida, një rajon i banuar kryesisht nga pakica Druze. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me seli në Britaninë e Madhe, raporton se që nga […]
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim strategjik, duke ofruar teknologjinë e avancuar të dronëve në këmbim të furnizimit me armë amerikane. Në një intervistë dhënë për “The New York Post”, Zelensky theksoi se një marrëveshje e tillë do t’i shërbente interesave të të dy kombeve. “Populli amerikan ka […]
Janë duke u bërë përgatitjet finale për transferimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot drejt Ukrainës, me synimin që kjo të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kështu ka deklaruar komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Duke folur në një konferencë në Wiesbaden të Gjermanisë, komandanti […]
Instituti për Siguri dhe Resiliencë – PREVENT ka përshëndetur aksionin e koordinuar dhe vendimtar të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, si Prokuroria e Shtetit, Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe AKI, për arrestimin e zyrtarit policor Bojan Jevtić, i cili dyshohet për përfshirje në spiunazh dhe ofrim të informacioneve të ndjeshme për inteligjencën […]
Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të firmosin sot në Londër një traktat historik anglo-gjerman, duke u zotuar për ndihmë mbrojtëse reciproke në rast sulmi të armatosur, siç raporton Bloomberg. Sipas agjencisë Politico, ky traktat përfaqëson paktin më të rëndësishëm dypalësh mes dy shteteve që prej vitit 1945. Marrëveshja, e cilësuar […]
