Tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë rënë në detyrë gjatë aksioneve të fundit luftarake, ka bërë të ditur zyrtarisht Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Këto shënojnë viktimat e para në radhët e forcave amerikane që prej fillimit të ofensivës ndaj Iranit të shtunën e kaluar. Përveç të vrarëve, ushtria amerikane konfirmon se pesë pjesëtarë të […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi në një intervistë të dhënë këtë të diel se 48 udhëheqës iranianë janë eliminuar gjatë operacioneve të vazhdueshme ushtarake të ShBA-së dhe Izraelit. Ai e cilësoi ecurinë e sulmeve si një proces që po zhvillohet me efikasitet dhe ritme të papreçedenta. “Gjithçka po ecën përpara me shpejtësi të madhe. Kështu […]
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në një sulm ajror në kompleksin e tij në qendër të Teheranit të shtunën në mëngjes. Jeta e tij ishte vënë në rrezik edhe vitin e kaluar gjatë Luftës 12-ditore me Izraelin, kur zyrtarët izraelitë patën mundësinë ta vrisnin, por Presidenti amerikan Donald Trump i ndaloi ata, […]
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të dielën se operacionet ushtarake ndaj Iranit do të intensifikohen ndjeshëm gjatë ditëve në vijim. Ky paralajmërim, i raportuar nga rrjeti televiziv CNN, sinjalizon një fazë të re dhe më të ashpër të konfliktit në rajon. Ky përshkallëzim vjen pas operacionit të koordinuar mes Izraelit dhe ShBA-së të […]
Në reagimin e tij të parë zyrtar pas sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael dhe kundërpërgjigjeve që pasuan në rajon, presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar vrasjen e shënjestruar të liderit suprem të Iranit si një “vrasje cinike”. Ky qëndrim u bë publik përmes agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS. Udhëheqësi i Kremlinit e përshkroi vdekjen […]
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kishte muaj që monitoronte me imtësi çdo lëvizje të Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ky vëzhgim intensiv kulmoi të shtunën në mëngjes, kur u identifikua një mbledhje e rrallë e krerëve politikë dhe ushtarakë në një kompleks qeveritar në Teheran. Sipas raportimeve nga The New York Times dhe The Wall […]
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, ka zbardhur detajet e procesit të transferimit të pushtetit, pas vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit nga sulmet e koordinuara të SHBA-së dhe Izraelit. Në një adresim drejtuar kombit iranian, Larijani theksoi se faza e tranzicionit fillon zyrtarisht sot. “Një këshill i përkohshëm udhëheqës do […]
Një dron iranian goditi gjithashtu hotelin pesë yjesh Burj Al Arab në Dubai. Hoteli i prekur, 321 metra i lartë dhe me 60 kate, ndodhet në një ishull artificial në Emiratet e Bashkuara Arabe. Burj Al Arab është një nga hotelet më të njohura në botë dhe një simbol i luksit në Dubai. I hapur […]
IRANI ka konfirmuar se Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka vdekur. Në llogarinë e tij në Twitter është postuar mesazhi i mëposhtëm. “Në emrin fisnik të Hajdarit (Imam Aliut), paqja qoftë mbi të. Pa të nuk ka qiell apo tokë. Pa të nuk ka dashuri si Zejnebi” “Hajdar” është një nga emrat/titujt nderi […]
Reza Pahlavi, i biri i Shahut të fundit të Iranit, ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale pas raportimeve për vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit. Sipas tij, ky moment shënon fundin de facto të Republikës Islamike, duke hapur një kapitull të ri e të pashmangshëm për të ardhmen e vendit. Pahlavi, i cili jeton në mërgim […]
