Trump bëri më shumë se 20 pretendime të rreme në RNC – CNN përmblodhi disa prej kryesoreve

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pranoi nominimin presidencial republikan të enjten në Konventën Kombëtare Republikane (RNC), duke bërë më shumë se 20 pretendime të rreme. Ai ka bërë shumë nga këto pretendime të rreme edhe më parë, disa prej tyre për vite me radhë. Ato përfshinin tema duke përfshirë ekonominë, emigracionin, krimin, politikën e jashtme dhe […]

Ushtari izraelit që refuzon të kryejë shërbimin në Gaza: Ata na dhanë urdhrin për të djegur një shtëpi…

26 vjeçari Yuval Green, është një nga disa ushtarë izraelitë që kanë folur hapur kundër luftës brutale ndaj palestinezëve në Gaza. Rezervisti u thirr me nisjen e konfliktit në jug të Gazës, por vendosi të largohet nga ushtria e Izraeit kur i kërkuan të djegë një shtëpi palestineze aty. “Ata na dhanë urdhrin për të […]

Trendi i ri në mbështetje të Trumpit

Në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee një detaj ra në sy. Të pranishmit mbanin fasha mbi veshët e tyre të djathtë në nderim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump i cili ishte plagosur në vesh. Disa imituan fashën e bardhë të kandidatit republikan – ndërsa të tjerë shkuan më shumë dhe mbajtën flamurin amerikan.

Banka, linja ajrore e media – dështim masiv i internetit po shkakton probleme në mbarë botën

Bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT. Linjat ajrore të mëdha amerikane janë ndalur. Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e […]

Obama raportohet se ‘ia ka kthyer shpinën’ Bidenit

Barack Obama u ka thënë miqve se Joe Biden duhet të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës për presidencialet amerikane. Obama pretendohet se deklaroi që rruga e 81-vjeçarit drejt fitores është zvogëluar shumë, thanë për Washington Post shumë njerëz të informuar pranë ish-presidentit amerikan. Në bisedat telefonike me demokratët e shqetësuar, Obama thuhet se ka thënë […]

Pamje të reja nga tentimvrasja e Trumpit, agjentët e Shërbimit Sekret me trupat e tyre mbulojnë ish-presidentin që e futin në veturën e blinduar

Një video e re amatore shfaq momente kaotike të krijuara pas të shtënave mbi ish-presidentin amerikan, ku agjentët e Shërbimit Sekret e mbulojnë me trupin e tyre madje edhe mbi kokën e tij mbajnë duart, me qëllim që të mos e godet ndonjë plumb. Pak sekonda pasi 20-vjeçari Thomas Crooks shtiu me armë dhe e […]

Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale (video)

Një grua që po qëndronte ulur prapa Donald Trumpi kur i mbijetoi tentimvrasjes, ka nxitur dyshime për shkak të sjelljeve të dyshimta. Pamjet e publikuar shfaqin gruan e paidentifikuar – me syze dielli dhe bluzë të bardhë dhe kapele të zezë, duke nxjerrë telefonint për të filmuar gjithçka kur u shkrepën plumbat e parë në […]