Politikani serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka treguar se nga i morën ai dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, informatat për përgatitjen nga Beogradi zyrtar të një zhvendosje të mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak.
Çanak tha se informacionet për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak i morën nga disa burime.
“Vlerësuam se nuk duhet ta lëmë të kalojë pa u vënë re dhe të fillojmë ta zhvendosim fajin nga njëra anë në tjetrën, siç ka ndodhur më parë në histori. Vlerësuam se duhet ta ndajmë atë informacion me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sepse ai e ka obligim të kujdeset për sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha Çanak, në një intervistë për “Danas“.
Më tej ai tha se “nëse keni elemente që përputhen, përkatësisht se ka ndërtime të objekteve të caktuara në Sanxhakut, nëse keni përgatitje me intensitet të lartë, mbylljen e universitetit në veri të Kosovës dhe zhvendosje, atëherë është e qartë se çon krejt kjo”.
“Që të mos befasohemi më vonë, ne vlerësuam se Kurti duhet të informohet me kohë. Aq më tepër që ka aksione të Qeverisë së Kosovës në veri dhe rrumbullakësimin të pavarësisë, e cila po bëhet pa asnjë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe autoritetet në Serbi. Ne besuam se veprime të tilla mund të shkaktonin një përshkallëzim të ri”, tha politikani serb, transmeton Telegrafi.
Ai tha se kjo ishte e tëra dhe nuk kishte asgjë më tepër në tërheqjen në paralajmërimin e tyre për zhvendosjen e mundshme.
I pyetur nëse kishin dikutuar për këto informacione me ndonjë zyrtar nga Serbia, Çanak tha se askush në Serbi nuk do të flasë për këtë.
“Nëse e keni vënë re njoftimet e partive opozitare pak a shumë injorohen… Çfarë duhet të ndodhë që dikush nga autoritetet të reagojë. Kështu ia dolëm të nxjerrim në dritë një gjë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë efektin e dëshiruar dhe efekti i dëshiruar është ta parandalojmë”, tha ai.
Çanak tha se “indikacionet për përgatitjet për zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak, për të cilat folën ai dhe Sonja Biserko, u krijuan pas një përvoje disa dekadash”.
“Kur fola për emigrimin e kroatëve nga Vojvodina, më përndoqën, persekutuan dhe më akuzuan për krijimin e panikut dhe përçarjes ndëretnike. Tre vjet më vonë, 40,000 kroatë u dëbuan. Kështu është edhe me këtë tani”, tha ai, Transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse indikacionet për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga Kosova e favorizojnë Kurtin para zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, Çanak u përgjigj negativisht.
“Jo. Kjo e obligon atë në një mënyrë që është shumë e ndjeshme. Ai tani nuk mund të thotë se nuk e ka ditur dhe se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh në pjesën e territorit për të cilin ka marrë përgjegjësinë, pasi ka marrë më shumë se 50 për qind të mbështetjes. Është 100% përgjegjësi e tij. Kurti tani është në një pozitë ku duhet të merret me këto informacione që ia kemi paraqitur me përgjegjësi të plotë, sepse edhe qytetarët e nacionalitetit serb, janë qytetarë të Kosovës, si gjithë të tjerët. Dhe ai ka detyrimin të kujdeset për sigurinë e tyre dhe funksionimin normal të jetës së tyre. Kjo atij i shton obligime të reja”, tha politikani serb.
Ai tha se takim me Kurtin e organizoi Sonja Biserko, e cila njihet me të prej dekadash.
“Mendova se ishte shumë e rëndësishme t’i jepet Kurtit në dorë përgjegjësi për qytetarët, se ai duhet ta dijë dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se në një rast të diçka tillë bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës”, tha Çanak.