Bllokada në Kuvend, Cakolli i KDI-së: Situata më e keqe se cirku, VV s’ka numra dhe as nuk lëshon pe

0 minutes, 31 seconds Read

Në prag të vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar bllokadën politike që ka pamundësuar formimin e legjislaturës së re.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit nuk pritet të ndodhë për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm, nuk pranon të ndryshojë kandidaten e saj për kryeparlamentare dhe insiston në procedura që nuk kanë mbështetje.

Duke përdorur një metaforë për të ilustruar absurditetin e situatës, Cakolli shkroi: “Në cirk me shku, 46 herë, edhe bohesh bajat. Kuvendi edhe më keq!”, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme