Bilanci tragjik i operacionit amerikan në Venezuelë: raportohen dhjetëra të vrarë në kompleksin e Maduros

0 minutes, 40 seconds Read

Mediat lokale në Venezuelë bëjnë të ditur se 57 persona kanë mbetur të vrarë gjatë operacionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në kompleksin e Nicolás Maduros, në Karakas, të shtunën e kaluar.

Sipas raportimeve, në mesin e viktimave janë identifikuar 23 ushtarë venezuelas dhe 32 luftëtarë kubanë, ndërsa jetën e kanë humbur edhe dy gra civile. Ky bilanc dëshmon për ashpërsinë e ndërhyrjes në qendrën e pushtetit në Venezuelë.

Ndërkohë, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kubane, Granma, ka publikuar detaje mbi ushtarët e rënë përmes një shkrimi të titulluar “Nderi dhe Lavdia”. Në këtë njoftim theksohet se forcat e tyre u vranë gjatë veprimeve luftarake, pasi kishin ofruar një rezistencë të ashpër ndaj trupave operuese./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme