Bilanci i naftës nga Venezuela: Trump zbulon shifrat marramendëse prej 5 miliardë dollarësh në ditë

0 minutes, 50 seconds Read

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara po marrin “miliona e miliona fuçi nafte”, duke vënë në dukje se importet e naftës kanë arritur nivelin e 50 milionë fuçive në ditë, me një vlerë tregu që kap mbi 5 miliardë dollarë vetëm për një ditë të vetme.

“Anijet më të mëdha në botë mund të transportojnë rreth një milion fuçi”, tha lideri amerikan.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Por ne kemi 50 milionë fuçi. Mendoni vetëm për këtë sasi”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve, kjo tregon shkallën e jashtëzakonshme të operacioneve tregtare të SHBA-së dhe ndikimin e tyre në furnizimin global me naftë.

Lëvizja vjen në një kohë kur çmimet e energjisë dhe stabiliteti i tregjeve janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga investitorët dhe qeveritë e ndryshme.

Ndryshe, Trump ka paralajmëruar se do të ketë investime 100 miliardë dollarëshe në industrinë e Venezuelës pas kapjes së presidentit të vendit, Nicolas Maduros.

Publikime te ngjashme