Me 5.43% të votave të numëruara deri tani përmes postës, rezultatet e para nga KQZ tregojnë befasi.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 68.08% të votave (785 vota), por surpriza vjen nga AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila siguron një 15.35% të votave (177 vota), duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke lënë pas LDK-në me 12.75% (147 vota), transmeton lajmi.net.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet në fund me vetëm 2.52% të votave (29 vota).

