Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti nga akuzat për sulm ndaj mediave, duke theksuar se reagimet e tij ishin kundër praktikave që shpërhapin dezinformata dhe deformojnë të vërtetën.
Në Debat Plus, Bajqinovci tha se liria e shtypit është një vlerë fundamentale për LVV-në, por kjo liri duhet të shoqërohet me përgjegjësi.
“Liria e shtypit është një liri fundamentale për VV-në. Megjithatë liria e shtypit nënkupton një farë përgjegjësie, edhe nuk e përjashton përgjegjësinë për dezinformatë, për lajm të rremë apo për fabrikim. Zoti Kurti nuk ka bërë sulm ndaj mediave, por ishte një reagim ndaj praktikave që deformojnë të vërtetën edhe kjo po ndodh shpesh. Unë kam edhe fakte edhe të dhen që brenda një viti në Kosovë janë 700 lajem të rreme që Kallxo.com përmes Kryptometri i bën. Kemi raport vendor përmes vorbullës së rrenave. Raport i validuar evropian. Ku thotë që vetëm tre muaj kemi marrë 300 referenca, janë marrë nga Rusia dhe Kina nga mediat tona”, ka thënë Bajqinovci.
“Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, kishte deklaruar Kurti
Vet Kurti u pyt lidhur me këtë gjatë vizitës që i bëri Klinikës së Radiologjisë por refuzoi të flasë.