Bajqinovci: Deklaratat e nënkryetarëve të LDK-së nuk dallojnë nga deklaratat e Vulinit dhe Petkoviçit

0 minutes, 40 seconds Read

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes rrjetit social Facebook, ka shpërndarë një video deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se krahasimi që Haziri i bën shtetit, qeverisë, dhe policisë më demokratike të Kosovës me qeverisjen e Rankoviçit është fyerje.

Postimi:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, sot ka krahasuar shtetin, qeverinë, dhe policinë më demokratike të Kosovës me qeverisjen e Rankoviçit, kjo është fyese duke e krahasuar shtetin demokratik të Kosovës me periudhën e errët të Rankoviçit dhe Policinë e Kosovës me UDB-në.

Deklaratat e nënkryetarëve të LDK-së nuk dallojnë nga deklaratat e Vulinit dhe Petkoviçit.

Kjo tregon humbjen e kontrollit dhe mungesën e vizionit të opozitës.

S’ka kthim mbrapa!

Publikime te ngjashme